Bota

Rritet numri i viktimave nga COVID në Itali, 22 humbje jete dhe 174 të infektuar në 24 orë

28 Qershor 2020, 18:14| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 18:18

  • Share

Në Itali bilanci i viktimave në 24 orë është rënduar. Ndryshe nga një ditë më parë, ku u shënua numri më i ulët, sot janë regjistruar 22 viktima. 

Pothuajse i pandryshuar mbetet numri i të infektuarve të rinj në 24 orët  e fundit, 174 në krahasim me 175 të ditës së djeshme. Totali i të prekurve në Itali nga pandemia kap shifrën e 240 mijë e 310 personave, ndërkohë që viktimat totale shkojnë në 34.738.

Sërish në Lombardi ndodhet gjysma e të gjithë të infektuarve, e pasuar nga Emilia Romagna.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?