Numri i viktimave nga tërmeti i Marokut me magnitudë 6.8 ballë ka arritur në 2500, sipas Televizionit të Marokut duke cituar ministrinë e brendshme. Franca ofroi 5 mln euro ndihma për banorët e Marokut, por Ministria e brendshme marokene thotë se ka pranuar vetëm ndihmën e ofruar nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në përgjigje të tërmetit.
Ekipet e shpëtimit të mbërritura edhe nga Spanja, Katari, Britania dhe Emiratet e Bashkura po nxitojnë në operacionet e kërkim shpëtimit për njerëzit e gjallë nën rrënoja.
Një aktivist në zonat malore është shprehur se situata është katastrofike dhe strukturat e paqëndrueshme të shtëpive kanë shkaktuar edhe më shumë viktima.
Banorët e fshatrave të izoluar në majat e maleve të Atlasit kanë mbetur pa ujë, pa ushqim dhe pa energji. Shumë banorë flenë në rrugët e Marrakeshit të frikësuar. Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit duke shkatërruar totalisht ultësirën e vargmalit.
Lajmi kryesor:
Tërmeti në Marok, rreth 2700 të vdekur! Rabati 'shuplakë' Parisit, nuk pranon ndihmën franceze, banorët gërmojnë me duar nën rrënoja
S.S/ReportTv.al