Rritet numri në Gjirokastër, 15 gra me kancer gjiri në 2022! Mjeku: Mosha më e prekur është 40-50 vjeç

9 Janar 2023, 15:55| Përditesimi: 9 Janar 2023, 16:10

  • Share

Ne Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, vitin që shkoi janë diagnostikuar 15 gra me kancer gjiri, ç’ka përbën gati 2% te të gjithë vizitave te kryera.

Sipas mjekut imazherist Ermir Mahilaj, numri i grave qe i nënshtrohen melografisë ka njohur rritje në 2022, por testimet bëhen kryesisht gjatë tetorit rozë.

“Nga ekzaminimet që janë bërë në qendrën tonë në spitalin tonë 830 raste në vit, afërsisht 1-2 përqind, ku 15 deri në 17 raste kanë rezultuar me patologji gjiri”.- u shpreh Ermir Mahilaj, mjek imazherist.

“Aparati i mamografisë është vënë në 2018 dhe vit pas viti ka rritje. 7 raste janë definitive në gjendje të rëndë”.

Mosha e grave te prekura është 40 deri në 50 vjeç, por nuk përjashtohen as moshat më të reja.

‘Mosha më e prekur është 40-50 vjeç. Gra që kanë pasur dy shtatzani, asnjë patologji s’ka qenë mbi to. Ka pasur raste dhe tek vajzat e reja. Shërim i plotë kur kapet në fazë të hershme, kur kapet në fazë të avancuar ka fatalitet.'- u shpreh mjeku imazherist Ermir Mahilaj, 

Rekomandimi im mos e nënvlerësoni veten. Të kryejnë ekzaminime të gjitha gratë e vajzat mbi moshën 35 vjeç, fazat e hershme janë të shërueshme”.

Apeli i mjekut imazherist është vizita te shpeshta mamografike për të zbuluar në fazën e hershme këtë sëmundje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?