Rritet paga mesatare në pandemi, shkon në 55 mijë lekë! INSTAT: Pagat u ulën vetëm në sektorin e bujqësisë

13 Mars 2021, 22:07| Përditesimi: 13 Mars 2021, 22:12

  • Share

Kriza ekonomike dhe shëndetësore që shkaktoi virusi COVID-19, pavarësisht se nxori nga tregu i punës me qindra punonjës, nuk ka frenuar rritjen e pagave.

Edhe pse duket paradoksale që në një vit pandemie bizneset dhe administrata të rrisin pagat, të dhënat e INSTAT thonë se paga mesatare në tremujorin e fundit të vitit 2020  u rrit me 2.8% krahasuar me 2019, duke arritur në rreth 55 mijë lekë nga 53.458 lekë që ishte në 2019.

Por nga ana tjetër me ritëm më të shpejtë është rritur hendeku mes pagave. Konkretisht INSTAT raporton se në tremujorin e katërt, paga për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,1 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, të punësuarit në administratë dhe grupin e ligjvënësve i kanë rrogat 80.6% më të larta se niveli kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 40,9 % më e ulët.

Edhe pse në pandemi punonjësit që kanë pasur rritje deri në 4.5% të rrogave në fund të vitit 2020 ishin ata të punësuar në Administratë publike, në aktivitetin e sigurimit, në arsim, shëndetësi dhe punë sociale. Dhe nga ana tjetër e medaljes janë ulur pagat për sektorin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit me 7,5 %.

Bujqësia dhe peshkimi është sektori me pagat më të ulta, në rang kombëtar, pasi rroga mesatare bruto është 32.753 lekë. Në këtë grup është dhe numri më i lartë totalit të të punësuarve, me 450,626 punonjës në fund të vitit të kaluar që praktikisht vlerësohen me këtë pagë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?