Ekonomi

Rritet papunësia në Shqipëri, arrin në 11.9%! Dalin nga tregu mbi 35 mijë qytetarë të punësuar në sektorin bujqësor 

11 Qershor 2021, 12:57| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 15:55

  • Share

Tregu i punës në vendin tonë është ende nën kthetrat e pandemisë, edhe pse ekonomia e vendit ka dhënë shenja rimëkëmbjeje me rritjen e të ardhurave. Për këtë flasin shifrat e papunësisë të cilat kanë vijuar rritjen në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, niveli i papunësisë në vend për moshat mbi 15 vjeç arriti në 11.9%, aq sa ishte në muajit e karantinës kur i gjithë vendi dhe e gjithë ekonomia ishte në izolim. Papunësia në fund të dhjetorit 2020 ishte 11.8% ndërsa në tremujorin e parë të vitit të kaluar, papunësia ishte 11.4%.

Nga ana tjetër edhe punësimi është në rënie në këtë tremujor me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa rënia është 0.5% në raport me tremujorin e fundit të vitit 2020. Sipas të dhënave Administrative të INSTAT humbjet më të mëdha të vendit të punës janë regjistruar në sektorin bujqësor. Nga 450.852 të punësuar që kishte ky sektor në tremujorin e parë të vitit 2020, në këtë vit aty janë të punësuar 415.512 persona, pra 35.340 mijë të punësuar më pak.

Ndërsa numri i të punësuarve edhe në sektorin privat jo bujqësor është rritur lehtë krahasuar me janar-marsin e 2020, me vetëm 290 të punësuar më shumë. Ndërkohë në raport me fundin e vitit të kaluar numri i të punësuarve është ulur me 2493 punonjës.

I vetmi sektor ku është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve është në atë shtetëror, ku janë shtuar 9702 të punësuar në tremujorin e parë të 2021, që përkonte edhe me fushatën elektorale.

(Kliko këtu) Anketa Tremujore e Forcave të Punës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?