Rruga Qukës-Qafë Plloçë

Politikë

Rritet ritmi i punimeve në aksin Qukës-Qafë Plloçë, përfundimi brenda verës

27 Maj, 19:21| Përditesimi: 27 Maj, 19:29

  • Share

Në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë po punohet me ritme të shtuara për të finalizuar këtë projekt të shumëpritur. Problemet e trashëguara me këtë projekt tashmë kanë marrë zgjidhjen e duhur, ndërsa synohet që kjo vepër të jetë e aksesueshme brenda verës së këtij viti.

Inspektimi i punimeve tregoi se tashmë jemi në fazën finale, ku financimi është siguruar dhe të tria fazat e këtij projekti po ecin në mënyrë të konsiderueshme, me mbi 85% ecuri në të tre fazat.

Gjurma e këtij aksi kalon përmes një terreni të vështirë dhe malor, ndërkohë që për shkak të motit punimet kanë avancuar me ritëm më të ulët. Me përmirësimin e kushteve atmosferike pritet që puna të vazhdojë me orare më të zgjatura. Për përfundimin në afatin e parashikuar, në kantieret do të punohet me dy turne.

Qëllimi është që brenda kësaj vere të dorëzohet aksesi Qukës-Qafë Plloçë. Për këtë arsye, u është kërkuar supervizorit të qëndrojë me fokus te zgjidhjet përfundimtare, duke krijuar dy turne operative që nisin herët në mëngjes dhe përfundojnë vonë në darkë, gjithnjë duke respektuar kushtet e sigurisë në punë.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar bëri të ditur se mirëmbajtja dimërore e këtij aksi, i cili ndodhet në një lartësi të madhe, përbën një sfidë tjetër, por tashmë ARRSH ka eksperiencën e duhur për të garantuar që qarkullimi të vijojë pa problem edhe gjatë stinës së dimrit, kur kjo zonë është e njohur për reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?