Foto ilustruese

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja! Rritet nafta, nga sot do të shitet me 210 lekë! Benzina do kushtojë 192 lekë për litër! Çmimi i gazit ulet

25 Janar 2023, 11:19| Përditesimi: 25 Janar 2023, 14:56

  • Share

Janë publikuar çmimet e reja të vendosura nga Bordi i Transparencës për naftën, benzinën dhe gazin. Duke nisur nga sot ora 18:00 nafta do të kushtojë 2 lekë më shumë, pra nga 208 lekë që ishte do të shitet me 210 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës! Nga 189 lekë që ishte më parë, do të shitet me 192 lekë për litër. Ulje ka pësuar vetëm çmimi i gazit, i cili do të shitet me 69 lekë për litër, nga 71 lekë që ishte më parë.

'Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 892, +50 nga data 16.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 978, +41 nga data 16.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 56 (-0.43 nga data 16.01.2023). Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.'- njofton Bordi.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës thotë se për vendosjen e çmimemeve që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

                                      ISHTE                   BËHET
Çmimi i naftës            208 lekë/litër           210 lekë/litër          
Çmimi i benzinës        189 lekë/litër          192 lekë/litër          
Çmimi i gazit                71 lekë/litër            96 lekë/litër          

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cmimi: 25/01/2023 15:03

    Nafta duhet te shkojë 100-140lek/L kjo nese ndodh i jep frymmarrje ekonomise dhe rrit fuqine blerese! Nafta nese nuk shkon deri 100-140lek/L deri fund te shkurtit do kete renie konsumi dhe fuqizim vetëm nje industrie dhe dobesim te njeqind industrive te tjera

    Përgjigju
  • Zeni: 25/01/2023 11:59

    O arbëror shkaufoles komento edhe ketu o flliqsire

    Përgjigju
  • Beni: 25/01/2023 11:35

    Ah te keqen e bordit. Mbytjani se mbajm ne. Luisin e bb te kemi mire. Si zakonisht, ilace per ju dhe familjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?