Ekonomi

Rritet shkëmbimi i mallrave, thellohet deficiti tregtar, INSTAT: Në 9 muaj u eksportuan 266 miliardë lekë

18 Tetor 2021, 20:47| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 20:59

  • Share

Tregtia e mallrave vijon të rritet nga muaji në muaj në raport me vitin e kaluar. Në 9-muajit e këtij viti vendi ka eksportuar mallra me vlerë 266 miliardë lekë duke u rritur me 36.5% në raport me vitin e kaluar, ndërsa nga ana tjetër ka importuar 556 miliardë lekë, duke u rritur me 29,6 %, krahasuar me një vit më parë.

Krahas rritjes së shkëmbimeve tregtare, është thelluar edhe deficiti tregtar me 23,9 %, krahasuar me vitin 2020 duke arritur në vlerën e 290 miliardë lekë.

Ndikim në rritjen e importit dhe të deficitit tregtar ka dhënë edhe rritja e çmimeve për shumë produkte, të shportës, karburanteve si edhe të energjisë elektrike.

Kontributin më të madh në rritjen e vlerës së eksporteve në 9 mujor e ka dhënë grupet e “Materialeve të ndërtimi dhe metaleve” me +14,3%, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,6%, duke qenë se gjatë këtij viti ka eksportuar më shumë se në vitin e kaluar energji elektrike, dhe grupi i “Tekstile dhe këpucë” me ndikim +3,5.

Ndërsa tek importet ndikimin kryesor në rritje e ka dhënë importi i makinerive e pjesëve të këmbimit, grupi i materialeve të ndërtimit si dhe importi i energjisë elektrike +4,6%.

Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia, Kosova dhe Spanja, ndërsa nivelin më të lartë të importeve e kishte me Italinë, Turqinë dhe Kinën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?