Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar rritjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë. Nga 140 lek, tarifa bëhet 200 lek në muaj për abontët në qytet. Ndersa ne fshatra dyfishohet nga 100 ne 200 lek ne muaj. Bëhet fjalë për tarifën fikse mujore dhe jo për çmimin e meterkubit. Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo u shpreh se rritja vjen për shkak të bilancit negativ të Ujesjellesit, që cdo vit del me humbje.
Mbledhja u shoqërua me debate, ku këshilltarët e opozitës thanë se shumë fshatra të Korcës nuk furnizohen me ujë, ndaj s’mund të paguajnë kosto shtese. Po kështu hodhën akuza për punësimet fiktive në ndërmarrjen e Ujësjellësit.
Në përfundim vendimi për rritjen e tarifave të ujit kaloi në Këshillin Bashkiak me votat e socialistëve. Nga 27 këshilltarë të pranishëm, 20 votuan pro dhe 7 kundër.
Shume te drejte kane.Perse duhet te paguash tarife fikse kur s'kane uje?!
Përgjigju