Kronikë

Rritet tarifa për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit! Kryebashkiaku: Inceneratori nuk punon, është në remont

5 Qershor, 09:31| Përditesimi: 5 Qershor, 14:13

  • Share

Bashkia e Elbasanit ka vendosur të rrisë çmimin për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill, nga 2500 lekë në 2600 lekë për ton, pa TVSH. Vendimi është marrë më 26 maj nga Këshilli Bashkiak dhe përfshin një rritje prej 100 lekësh për çdo ton mbetje që dërgohet në landfill. 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, kontaktuar ne telefon nga “Report TV” tha se “çmimi u rrit në bazë të analizës së kostos për landfillimin por nuk kemi miratuar çmimin për incenerimin”. Sipas tij, inceneratori eshte në remont dhe ende nuk funksional.  

Nëse inceneratori do të funksiononte, kostoja do të ishte akoma më e lartë – deri në 5000 lekë për ton. 

Aktualisht, mbetjet thjesht depozitohen në landfill, ndërsa inceneratori, që do t’i digjte mbetjet për të krijuar energji, nuk dihet se kur do të vihet në punë.

Vendimi per rritjen e cmimit eshte miratuar dhe nga bashkite e tjera të qarkut të Elbasanit, të cilat jane bashkëpronare të shoqërisë “Eco-Elb”. Në vitin 2024, kjo shoqëri ka trajtuar mbi 50 mijë ton mbetje. Kjo do të thotë që me çmimin e ri, do të mblidhen rreth 5 milionë lekë më shumë për vitin 2025.

Tarifa e re nuk paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët, megjitheate rritja mund të ndikojë tek ata, pasi bashkitë mund të rrisin tarifën për pastrimin dhe sherbimet. 

Ndërkohë që landfilli eshte i tejmbushur me mbetje urbane, nuk ka një datë të qartë se kur do të vihet në punë inceneratori i Elbasanit, një projekt i shumëpërfolur dhe me kosto të lartë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?