Donald Trump

Bota

Rriten tensionet me Iranin, Trump tërheq një pjesë të personelit në Lindjen e Mesme: Mund të jetë e rrezikshme

12 Qershor, 07:30| Përditesimi: 12 Qershor, 08:44

  • Share

Ngërçi në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me rrezikun që kriza bërthamore të thellohet pa një zgjidhje diplomatike, po rrit tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme. Për shkak të “rreziqeve të shtuara për sigurinë”, Departamenti Amerikan i Shtetit autorizoi dje evakuimin e stafit jo thelbësor të ambasadës në Bagdad dhe do t’u lejojë familjeve të ushtarëve në disa baza të rajonit,  përfshirë Kuvajtin dhe Bahreinin, të largohen nga vendqëndrimet e tyre. Vendimi është marrë “pas një rishikimi të fundit”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Lëvizja amerikane vjen në një moment tensioni të lartë me Iranin, i cili rrezikon të përballet me një mocion qortimi nga këshilli i agjencisë ndërkombëtare atomike për programin e tij bërthamor. Prej dy muajsh, Teherani dhe Uashingtoni po negociojnë për të shmangur një përshkallëzim ushtarak, por bisedimet për çështjen bërthamore nuk kanë afruar palët: amerikanët kërkojnë që Irani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, por për Republikën Islamike kjo është një vijë e kuqe e paprekshme. Evakuimi i ambasadave është “një sinjal i qartë për Iranin se Uashingtoni është seriozisht i gatshëm të godasë nëse nuk arrihet një marrëveshje”, komenton analisti Michael Horowitz.

Netanyahu ka kohë që ushtron presion mbi Shtëpinë e Bardhë për një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane, por Trump deri tani është përmbajtur. Nëse kjo do të ndodhte, iranianët do të përgjigjeshin edhe duke goditur bazat amerikane në rajon.

Ndërkohë, kryeministri izraelit po përballet me provën politike më të vështirë që nga nisja e luftës në Gaza. Pas muajsh ndërmjetësimesh të dështuara, krerët e partive ultraortodokse kërcënojnë ta rrëzojnë qeverinë, pasi ajo nuk ka miratuar një ligj që përjashton besimtarët nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm, pas vendimit të Gjykatës së Lartë një vit më parë që ky privilegj i vjetër nuk mund të justifikohet më nga shoqëria izraelite.

Opozita është futur në këtë çarje të brendshme të shumicës dhe ka paraqitur një mocion për shpërbërjen e parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Gjatë gjithë ditës së djeshme, partia Likud e kryeministrit u përpoq të ndërmjetësonte me aleatët hezitues, liderët e partive ultraortodokse Shas dhe United Torah Judaism, për të gjetur një kompromis. Nëse ia del, opozita nuk do të mund të paraqesë një mocion tjetër për gjashtë muajt e ardhshëm. Nëse nuk arrihet marrëveshje, çështja mund të rikthehet për votim që javën tjetër. Nëse projektligji miratohet, mund të duhen muaj para se të shpallen zgjedhje të reja.

Në qendër të debatit është një temë që prek identitetin dhe të ardhmen e Izraelit, një vend ku shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për të gjithë, burra dhe gra (tre dhe dy vjet), që është në luftë në disa fronte prej gati dy vitesh dhe ka thirrur disa herë rezervistët e tij.

Haredi-t, ultraortodoksët, që përfaqësojnë tashmë 13% të popullsisë, refuzojnë të rekrutohen dhe kërkojnë të mos ndëshkohen për këtë shembull, duke mos humbur subvencionet e majme që marrin. “Rabinët kanë frikë se nëse të rinjtë ultraortodoksë hyjnë në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe bien në kontakt me ide të ndryshme dhe me laikët, kjo do të ndryshojë natyrën e komuniteteve haredi, që jetojnë të izoluara sipas një mënyre tradicionale jetese”, shpjegon rabbini Yehoshua Pfeffer, president i Netzach Yehudah, një organizatë që përkundrazi mbështet ushtarët haredi në ushtri.

Tjetri, me shumicë izraelite, po sheh me gjithnjë e më shumë irritim statusin që gëzojnë ultraortodoksët: 84% e qytetarëve duan që edhe ata të shërbejnë në ushtri./La Repubblica

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 12/06/2025 15:55

    Le te filloj xhdo moment lufta keta dy e kan programuar ,por une kam mlledhur ushqim per 1 muaj dhe kam filluar te mesoj gjuhen hebraishten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?