Kronikë
Top 24

Rritet tensioni, Llalla sulmon Lu, dosja i kalon te Krimet e Rënda, pritet arrestimi?

15 Prill 2018, 07:15| Përditesimi: 15 Prill 2018, 11:16

  • Share

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e nisur një muaj më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, mësohet se është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Llalla do vijojë të hetohet nga kjo prokurori dhe se siç mësohet ka shumë gjasa që ish-kolegët e tij të nxjerin në ditët në vijim, urdhër-arresti për ish-shefin e tyre, që drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme për 5 vite me rradhë.

Çështja penale kundër Adriatik Llallës është transferuar tek krimet e rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera ka konstatuar shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për ritjen e pasurisë së tij, nëpërnjet shtetasve Gazmen Brahimaj dhe Edison Dushku.

Por nuk ka qënë vetëm kjo arsyeja e transferimit të dosjes nga Durrësi në Tiranë, pasi prokurorët kanë shfrytëzuar dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të rregjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017, duhet t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka kopetencat ligjore për të hetuar këtë kategori. Vetë posti i kryeprokurorit që mbante Llalla, konsiderohet si nivel i lartë i këtij zyrtari, që tashmë është nën hetim për 4 vepra penale.

Hetime për Llallën është rregjistruar për “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ish-kryeprokurori Llalla prej muajsh ndan kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku jeton edhe familja e tij pas një largimi të ngutshëm në mesin e vitit 2016.

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier, që bënte fjalë për kompaninë e naftës “Bankers Petrolium”. Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Nga ana e tij, Llalla reagoi në një media amerikane, duke thënë që “vendimi i Departamentit të Shtetit është marrë për shkak të keqinformimit me dashje që është bërë nga ambasadori Lu”.

Ndërkohë që disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimin ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave. Tashmë kjo çështje i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Komento

Komente

  • TA RRAS LALA: 15/04/2018 19:22

    RESPEKT PËR SHKRIMIN TËND ZOTI FAIK . SIKUR SHQIPTARËT TË KISHIN GJYSMËN E NIVELIT TËND E GJYKIMIN E PËRKRYR TËNDIN SHQIPRIA DO ISHTE PRALLA E BOTËS . SE ZOTI JA KA DHËN TË GJITHA SHQIPRIS KLIMËN TOKËN PJELLORE E BUKURIT MANITËSE . VETËM QË E KAN UDHËHEQUR GJITHMON KRIMINELAT .RROFT DONALD LUJA RROFT AMERIKA RROFT SHQIPRIA POSHT KRIMINELËT

    Përgjigju
  • Faik: 15/04/2018 16:50

    O Hirrë e prishur me emrin Dhalla! Ku do futesh O Mavri me Bojë që të janë nxirë Veshët nga Frika , të janë bërë stërrrrrrr të ZINJË si Katran nga Frika e BURGUT që është më afër se kurrë! E shikon o LLalla KRIMINELI sesi edhe HAJDUTËT e PD KRIMIT u discantuan nga ty HALABAK , vetëm e vetëm për të shpëtuar Bythën e tyre! Ty Plehrë të përdorën sa deshën dhe të shtryllën si Limoni , dhe pastaj të hodhën tek Koshi i Plehrave si FUNDËRRINË që je . GOD BLESS DONALD LU ! Edhe Ambasadori i nderuar DONALD LU e mësoi që ENVER HOXHA i Lavdishëm paska patur 100% të drejtë me ZOGISTËT TRADHËTARË dhe KRIMINELË dhe BALLISTËT HAJDUTË që i degdiste në SPAÇ me punë të detyruar ! Ashtu doli dhe LLalla KRIMINELI që është Pjella e BALLISTËVE dhe ZOGISTËVE Tradhtarë , dhe prandaj do shkoj në BURG si Qen bir Qeni dhe do Paguajë gjithë PaDrejtêsitë që i bëri Shqipërisë dhe Shqiptarëve. DOSJA e ZEZË e LLallë HAJDUTIT është Dorëzuar Zonjës së Nderuar ARTA MARKU që para 2 Javësh nga FBIja e Atashuar në AMBASADËN AMERIKANE në TIRANË , biles edhe FLETË ARRESTI është prerë nga PROKURORIA dhe janë më shumë se 10 AKUZA të PAKUNDËRSHTUESHME që do e çojnë LLALLA Fundërrinën pas HEKURAVE për kohë shumë shumë të gjatë ! Biles edhe PROKURORI i Çështjes ka 1 Vit që ka ardhur nga USA , ku ka mbaruar edhe STUDIMET atje për DREJTËSI . E mbani mend O Popull Ç'farë do ti ndodhi LLALLË ZIUT! LLALLA është me fat që do ti shpëtoj dënimit me VDEKJE , por KURRË BURGIMIT të Përjetshëm. Dënimi i LLALLËS do jetë 150 VJET e LART , sepse ka bërë KRIM kundër 4 Miljon Shqiptarëve dhe u është bashkuar BANDAVE dhe KRIMINELÊVE më të RRËZIKSHËM të POLITIKËS SHQIPTARE! VAFSH në DJALL dhe në FERR LLALLË PLEHRA dhe tërheqsh këmbën zvarrë për Kriminelët dhe HAJDUTËT e tjerë të Politikës Fundërrinë 28 Vjeçare ! MALLKUAR Qofsh përjetë LLALLA DOBIÇI bashkë me ato LAVIRET që ke në SHTËPI , që do ju SEKUHESTROHET GJITHÇKA . Unë kam vetëm një Sugjerim për Ambasadorin e nderuar AMERIKAN DONALD LU , që të Aplikojë për NËNSHTETËSINË SHQIPTARE , sepse SHQIPTARËT janë gati për ta VOTUAR 100% për tu bërë KRYEMINISTÊR në SHQIPËRI , sepse është i Vetmi Ambassador AMERIKAN në këto 28 VJET që ju Shpalli LUFTË të Hapur HAJDUTËVE dhe KRIMINELËVE Politikanë SHQIPTARË ! RROFTË DONALD LU .

    Përgjigju
  • Cen Tironci: 15/04/2018 16:49

    Mire llalla PO SAJMIR TAHIRI KUR DO TE ARRESTOHET

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 15/04/2018 14:27

    Llalla eshte bo hirre.As gjize nuk bohet.Hirra vlen vetem per te pire derrat.

    Përgjigju
  • Gazi: 15/04/2018 14:03

    Zoti ambasado ju lutem shtyeni edhe pak qendrimin tyaj ne detyre qe te festojme se bashku clirimin e Shqiperise ngate gjithe keta hajdut te korruptuar se na kane fut cancerin ne te gjithe trupin dhe spo ilac qe te na sheroi nga kjo semundje qe e ka kap gjithe popullin tone please please please.

    Përgjigju
  • Gazi: 15/04/2018 13:53

    Tani filloi tu ciceru Llalla kujton se i beson njeri. Por edhe sikur ti kete kerkuar arrestimin e tyre pse qenka cudit Tiku mos valle ata jane njerez te ndershem dhe kete gje ti duhej ta beje pa te thene ata. Por ti nuk e beje dot ate sepse kishe qef qe te inaguroje vet i pari burgun e Shkodres. Vetem per kete ti ke punuar me mend

    Përgjigju
  • xXx: 15/04/2018 13:23

    Arrestojeni ne shtator se dhe ky arrestimet e medha ne shtator do i bente...

    Përgjigju
  • Maks: 15/04/2018 11:38

    Keshtu esht kur vendin e kthyet ne republik bananesh tani vodhe zotni hyr ne burg dhe pasuria te konfikohet dhe tju jepet fukarenjve

    Përgjigju
  • prokurori me veting: 15/04/2018 11:15

    Kastes se pasrejtesise dhe korrupcionit te zhytur ne korrupcion dhe krim u dukej normale ajo qe benin,ryshfeti,pastrimi i parave,lirimi i vraseseve dhe krimineleve per perfitime e favore u dukej noramale si te dhierit era e mutit.Keta befasohen si u be kjo qe pernjehere u gjenden para dyerve te burgut.Shqiprine e kane konsiderua si qiflig te babes keta pisa si Llalla.

    Përgjigju
  • Fredi: 15/04/2018 10:40

    Mos u merzit o Tiku se Rovenen e ke lene ne dore te sigurt, ne doren e Likes. Sekuestrimi i pasurise se ketij ndyresire do ishte drejtesi e vertete dhe do bente qe te dridheshin gjithe kermat e koruptuara.

    Përgjigju
  • 007: 15/04/2018 10:02

    Atje te perfundoj funderrina,ushtar i bindur i sali qenit.Keshtu te perfundojn te gjith sera e tij.Monstrat e felliqura e cuan drejtesin per lesh.

    Përgjigju
  • Turi: 15/04/2018 09:11

    Shum mir që ambasadori Lu po sllet si prekurur. Kur ska prekuror vëndi ynë është shum normal që detyrat e tuaja ti bej një diplomat.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 15/04/2018 09:04

    O Tiku mos u mërzit o burri dheut se burgu për burra si puna jote është dhe rri I qetë se deri tani të kane dalë vetëm KËTO PISLLËQET E PROKURORISË PËR TË TJERAT NUK PO FOL NJERI DHE UROJ TË MOS DALIN SË PO DOLËN DHE ATO JO VETËM QË NUK DEL ME NGA BURGU SA TË JESH E GJALLË POR EDHE KUR TË VDESËSH NË BURG AS KADAVRENTATE TATE SKANE PËR TA PA ME SY NJERËZIT E TU PLERE E NDYRE JASHTËQITJE E SHOQËRISË.........

    Përgjigju
  • Erik: 15/04/2018 08:27

    Po ky eshte kale i ngordhur, ç'lufte do ndezi ky plehra qe burgun e ka pak.

    Përgjigju
    • konjak: 15/04/2018 22:11

      te gjith institucionaret qysh nga parlamenti sigura kane pervetesuar;nese do te futen ne burg,ne qe ngelemi s'miaftojme per tu veshur gardian

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?