Lojtari i Lyon-it, Houssem Aouar

Rriti mjekrën dhe vizitoi Mekën, drejtuesit e skuadrës franceze frikësohen nga radikalizimi i kapitenit të ekipit

29 Janar 2023, 08:07| Përditesimi: 29 Janar 2023, 08:08

  • Share

Lojtari i Lyonit, Houssem Aouar, vendosi të luajë për kombëtaren e Algjerisë në fillim të janarit, edhe pse pati një paraqitje në një ndeshje miqësore për Francën.

Ndërkohë, Aouar, ka filluar t’i shqetësojë drejtuesit e Lyonit për praktikimin e fesë islame.

Gjegjësisht, sipas shkrimeve të gazetarit të besueshëm francez Romain Molina, drejtuesit e Lyonit i shqetëson fakti që Aouar kohëve të fundit e praktikon intensivisht fenë e tij. Madje kanë frikë nga radikalizimi i tij.

“Në lidhje me paranojën e klubit, ka një anekdotë. Aouar rriti mjekër dhe shkoi në Mekë. Keni djem në klub që thonë me vete: “O la la, a nuk do të radikalizohej atje?”. Si dëshironi që lojtarët të ndihen mirë më pas”, ka thënë Molina.

Megjithatë, trajnerit Laurent Blanc nuk i intereson shumë kjo. Aouar nuk është në planet e tij për shkak se kontrata e tij deri në fund të qershorit nuk është zgjatur ende dhe Milani dhe Roma e kanë ndjekur prej kohësh.

Aouar ka qenë një nga lojtarët më të mirë të klubit në sezonet e fundit dhe prej tij pritej një transferim i madh.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?