Politikë

Rritja e buxheti të NATO-s me 5% për mbrojtjen, Fatos Klosi: Trump u bëri presion vendeve anëtare! Panariti: Për Shqipërinë është sfidë! Krisafi: Të forcohet ushtria

30 Qershor, 22:46| Përditesimi: 30 Qershor, 23:01

  • Share

Miratimi i rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në 5% nga vendet e NATO pak ditë më parë ishte në fokus të emisionit ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

Për ish-kreun e SHISH Fatos Klosi, presidenti Donald Trump bëri presion mbi vendet e NATO që ta miratonin. Sipas tij, edhe pse fillimisht pati kundërshtime nga vendet për rritjen me 5%, në përfundim vendet anëtare e miratuan.

‘Trump po bënë presion sepse Amerika paguan buxhetin e NATO dhe nga pikëpamje është e drejtë politika që ai bënë. Dhe ishte vetëm Spanja ajo që e kundërshtoi sepse janë të majtë dhe e shohin rrezikun larg. Por prandaj është krijuar aleanca që vendet ta quajnë veten të sigurt dhe të kontribuojnë të gjithë, por për 5 % të gjithë u ankuan dhe më pas pse e miratuan. Trump tha unë e mbajë NATO-s, po që ashtu unë po iki po e lë fare e bëri misionin e saj’, tha ai.

Edmond Panariti, ish- ministëri i Jashtëm tha se buxheti 5% për Shqipërinë është një sfidë e madhe.

‘Duhet që të trajnohet rinia për të pasur më shumë kapacitete. Jemi fat që jemi pjesë e një aleance. Ne kemi qenë pjesë e traktatit të Varshavës. Tani jemi pjesë e NATO-s dhe na kërkohet një 5 % që për ne është një sfidë e madhe. Buxheti për bujqësinë është 0.19 për qind e mendoni 5 % që duhet të jepet për mbrojtjen tani. Kështu që kjo është një diçka shumë serioze’, tha ai.   

Kryetar i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferri, u ndal edhe tek dy vendime të tjera që u morën në samitin e NATO-s.

‘Samitit kishte edhe dy vendime të tjera për herë të parë NATO do të investohet me forcë tokësore në veri të Finlandës dhe vendimi për të patrulluar me dron në detin baltik për të shmangur atë që u tha se ishte Rusia që shkëputi kabullin e internetit. Ky mund të quhet edhe samitit i Trump për të marr të gjitha vendet bashkë dhe për të marr ato vendime që u morën. Kishte argumente nga ana e Trump për të marr ato vendime’, tha ai.

Eksperti për Çështjet Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, tha se edhe pse vendi ynë është anëtar i NATO-s, duhet të mendojë ndërtimin e ushtrie sikur të mos ishte pjesë e aleancës.

‘Nëse ndodh diçka në Kosovë thuhet se Shqipëria duhet që të ndërhyjë. Por unë them se kjo është përgjegjësi e NATO dhe çdo gjë që ndodh atje kalon nga NATO. Shqipëria nuk mund të shkojë atje që të luftojë nëse nuk thotë NATO. Por Shqipëria pjesën e ushtrisë duhet që ta mendoj sikur nuk është fare në NATO dhe për ta ndërtuar një ushtri duhet që të nis me idenë se çfarë do të bënim ne nëse nuk do të ishim në NATO’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?