Ekonomi

Rritja e çmimeve, 45% e buxhetit të familjeve shqiptare shpenzohet për ushqime, eksperti: Shqetësuese, shumë më lartë se në BE! Të caktohet minimumi jetik

25 Shtator 2021, 15:15| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 16:21

  • Share

45% e buxhetit të familjeve në vend shkon vetëm për përballimin e shpenzimeve për ushqime, pije alkoolike dhe duhan, sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2020. Kjo shifër për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço është shqetësuese sepse lidhet me varfërinë, dhe është shumë më e lartë se në BE.

“Mjafton që të marrim këtë tregues dhe ta krahasojmë me vendet e BE, dhe ata e kanë sa 1/3 e Shqipërisë, që do të thotë se në vendet e tjera diskutohet për shpenzime për produkte që rrisin në mënyrë të ndjeshme mirëqenien, ndërsa tek ne pjesa dërrmuese e buxhetit familjar shkon për ushqime”, pohon eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Çmimet e larta të produkteve bazike janë shkaku kryesor, për peshën e madhe që mbartin ushqimet në buxhetin familjar. Ndërsa eksperti sqaron disa nga shkaqet që po sjellin shtrenjtimin e produkteve.

“Faktor tjetër që ka ndikuar që ka çuar në rritjen e çmimeve është rritja e ndjeshme e kostove të transportit, pasi transporti me kontejner është rritur në disa raste 4-fish. Tek produktet bujqësore duhet të marrim një konsideratë që ka një abuzim të ndjeshëm nga tregtarët e shumicës dhe pikat e grumbullimit. Në fakt nuk është se ne i përballojmë këto çmime por jemi të detyruar që ti përballojmë këto rritje”, tha Muço. 

Ndikim jo të vogël në rritjen e çmimeve ka edhe kërkesa e lartë për konsum.

“Po ndodh për herë të parë që kemi një mos-balancim ndërmjet kërkesës dhe ofertës. Pas një periudhe relativisht të lartë të stepjes së investimeve dhe konsumatorëve për të konsumuar apo investuar në produkte apo shërbime të caktuara, ka pasur një hov me fillimin e 2021, kjo ka sjell rritje të shpejt të kërkesës dhe mos përballimi nga oferta ka çuar në rritjen e çmimit”, thotë Muço.

Pas ushqimeve, shpenzimet për banesën, energji elektrike, uji apo qiraja në vitin që shkoi morën 16,8 % të totalit të buxhetit familjar. Kjo rritje e kostove jo në përputhje me rritjen e pagave, ka bërë që të rritet numri i qytetarëve që rrezikojnë të bien në varfëri. Sipas INSTAT nga mbi 160 mijë qytetar që deklaruan në 2018 se ishin në kufirin e varfërisë, në 2019 kjo shifër arriti në 170.7 mijë qytetar.

Për të shmangur përkeqësimin e situatës ekspertët thonë se duhet të përcaktohet minimumi jetik.

“Në momentin që përcaktohet minimumi jetik duhet të rriten menjëherë pensionet për të përballuar minimumin jetik, si dhe të rritet vlera e ndihmës sociale që të përballohet minimumi i përcaktuar”, tha ndër të tjera eksperti.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ekonomisti: 25/09/2021 15:23

    Te them te drejten asnje ves nuk e kam ! Por, Per nje familje me 4 persona duhet ! 10€ dite ushqime x30 dite =300€ bashke me 10% ushqime mujore (di vaj , bombul gazi , sheqer , çakmak etj etj ) pra tek 330€ duhen per 4 persona me femije qe nuk jane në universitet (pra genjehen me nje molto apo lepirse 20lekshe, dhe nuk kerkojne kafe etj), pra vetëm ushqim! Po karburant? Me Duhet ose abone per 2 persona (40€) muaj ose me duhet rreth 80€ muaj makine sepse 20€(jave harxhoj) vetëm pune shtepi dhe e kam punen në nje rruge me bashkshorten pra s’kam harxhim! Pra 330+80=410€ Deri tani! Cfare ka mbet na duhet nje 3€-5€ per kafe une e gruaja (sa per ti patur edhe ne xhep se takon nje shok, jo nje mik etj duhet se nuk i dihet dites) pra 6€(2persona) ne 22 dite =140€ afersisht me muaj 410€+140€=550€ jete vetëm e thjeshte pa bere asnje pordhë as pa bere as oferte ne Telefon (20€ per burre+grua muaj) ! Po gjobat e makines? (Na e dhjesin muajin na mbysin frymen) , po qokat? Mos e pyet zot te kemi shendet 8€ Duhet per cdo mort dhe 43€ cdo dasem qe jane gati 2 dasma cdo vit ! Gjithsesi nje familje si Kjo te beje jet normale mesatare pa bere “yppppp” i duhen 550€ Hajde 500€ duke ndenjur si skuth pune shtepi , lagje , same Old story! Po qeraja? 250€-300€! Po ndonjë problem ne automjet? Po ndonje gjo e paparashikume ? Po ndonje mbyshje dhëmbi? Po femijet ? (Kopshti/shkolla dhe tarifat?! O shok me pyet ti sa lek/euro mer ne muaj? Jam zyrtar (master+bachelor ) marr 500€ edhe gruaja pak a shume 500€ (zyrtare master dhe bachelor) pra NETO 500€! Te dy neto 1000€, tani 550€+300€ na bie 850€ Shpenzime llogaritura pa ujë e pa drita ! Jemi dy zyrtare (privat apo shtet ska lidhje sespe 500€) njelloj jane pagat dhe i bie qe ne vit ose kursen 1000€ (nëse nxjerr pleshtit dhjamë Ose nuk kursen fare) ! Po dy zyrtare si une e gruaja ne Europe , apo ne Marok apo ne Australi apo ne Korene e Jugut! Spo iki larg. Ne Mal te Zi , nuk ka page zyrtari (pra me bachelor/master) shkon 700-850€ , pra burrë dhe grua marrin diku Tek 1500€ te su Neto ne muaj , prandaj jemi neve njerzit e ndershem jetojme dhe punojme , kursejme ngapak per ndonje hall, por nuk jemi aspak komod! Ndaj duhet nje individ zyrtar (bachelor ose master ) te mos kete page nën 700-750€ per kete fashe? Ku është llogjika nje inxhinier/e ndertimi merr 60,000 lek neto (500€) gjithe muajin , a tallni preshin juve? Te pakten 800€ neto (tja nxjerri Aty bankomati fund muajit) pa harruar punet jasht orarit e plot gjera “Albania formula” Ku nuk meret vesh ! Ndaj te shikojme!

    Përgjigju
  • Tefik: 25/09/2021 14:00

    Mos e cani koken, se sa te kemi trangllin e Kimit jemi ok.

    Përgjigju
  • Maria: 25/09/2021 13:38

    Lideri suprem ka hallin e afganeve. I plasi atij se nuk kane buke te hane shqiptaret. Mos e shqetesoni ju lutem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?