Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur i revoltuar për rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke thënë se paratë nuk i marrin bujqit dhe fshatarët, por tregtarët.
Duke marr si shembull domaten, ai tha se ajo merret në Lushnje dhe Divjakë për 50 lekë/kg nga Tirana dhe shitet për 150 lekë, duke shtuar se ky disnivel është i pajustifikueshëm.
Ai theksoi se nuk është qeveria ajo që vendos çmimet e tregut, por është ajo që sipas tij ka detyrën të ndalojë grabitjen që po i bëhet fshatarëve, bujqve dhe sigurisht konsumatorëve.
Postimi i plotë:
Është fakt! Çmimet e ushqimeve janë rritur! Por një gjë: Kush mendon se të ardhurat e çmimeve të rritura po i merr bujku, fshatari, gabon! Po i merr tregtari!
Bujku po merr aq sa ka marrë gjithë jetën, ne mos më pak!
Kush blenë domate sot me çmim 150 leke, duhet të dije se domatja më e mirë sot, tani, në Lushnje e Divjakë kushton 50 lekë për kilogramë, kaq!
Këtë merr bujku dhe po i fitoni 5-7 lekë për kilogram është i lumtur!
100 lekë nga Lushnja/ Divjaka në Tiranë është grabitje!
Për tregtarët: Tatimi nuk ka ndryshuar, çmimi i energjisë nuk ka ndryshuar, çmimi i ujit nuk ka ndryshuar, rroga minimale për punëtorët e ngarkim-shkarkimit nuk ka ndryshuar (për ata që kanë një magazinë a dyqan)
Ka ndryshuar vetëm çmimi i karburantit nga 168-183 lekë/ litër.
Pra, nga Lushnje/Divjaka në Tiranë u është shtuar 700-1000 leke shpenzim për rrugë!
A justifikon ky shpenzim shtesë 100 lekë për kilogram domate?!
Kurrë!
Thënë këtë, dua të jem i qartë: Qeveria nuk cakton çmime (entet rregullatore po), por qeveria ka detyrë të ndalë grabitjen me çmimet e padrejta! Çmimet e drejta nuk janë komunizëm, siç mendon dikush!
Vertet cmimet ne kapitalizem i vendos tregu,por dhe tregu ka rregulla.Ne U.S.A eshte /Byroja per mbrojtjen e konsumatoreve/,ose /Federal Trade Commission (FTC)/. A ka ne Shqiperi nje te tille? Kam dijeni per AKU,por duket qe ka spekter te kufizuar veprimi.Gjithashtu ne Shqiperi mungojne bursat serioze,ku perfshihen dhe ato qe kane te bejne me bujqesine dhe blektorine.
PërgjigjuNe kapitalizem, cmimet i vendos tregu, bazuar ne raportin kerkese-oferte. Nese shqiptaret duan domate ne dimer, kur domatja eshte prodhim veror, pak qenka 150 leke/kg. Ose krejt thjesht, mos i blini, kerkoni prodhimet e stines dhe ketu ndaluni e studioni cmimet. Askush nuk i kontrollon cmimet e aq me pak, cilesine e mallrave, se te jete vetem cmimi ok, por eshte me problem cilesia, se po shpenzojme gjithe mundin e djersen tone per ushqime qe po na vrasin. Ky eshte halli me i madh qe na ka zene, qe nga buka, produktet e qumeshtit, perimet, mishi, etj, qe jane baza e ushqyerjes e nuk po i evitojme dot!
PërgjigjuKu eshte me 1500 ej, 2500 ishte sot mne marketet e Tiranes. te keqne e 1500,
Përgjigju