Rritja e çmimeve dhe inflacioni, bizneset në vështirësi! Kreu i Dhomës së Tregtisë në Durrës: Krizë për punëtorë, specialistët po emigrojnë

7 Shkurt 2022, 19:23| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 08:42

  • Share

Inflacioni dhe rritja e çmimeve për lëndën e parë dhe transportin e mallrave kanë vendosur në vështirësi bizneset në Durrës. Për shkak të rritjes së kostove, fitimet janë të ulëta tha Alban Isteri, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për qytetin bregdetar.

"Inflacioni dhe rritja e çmimeve është efekt global janë rritur çmimet në përgjithësi çmimi i karburantit në nivel të frikshëm 195 lek/l. Çmimet e tjera të lëndës së parë të industrisë ushqimore janë rritur, çmimi i transportit me kontejner nga Kina ka pësuar rritje të jashtëzakonshme. Këto kanë sjellë pasojë, që rritja e çmimeve dhe për 2021 ka qenë dyshifrore".

Por problematika kryesore për bizneset është mungesa e fuqisë punëtore për shkak se të emigrimit.

"Kriza më e madhe nuk është inflacioni, rritja e çmimeve, por mungesa e fuqisë punëtore. Të gjitha këto kanë shkaktuar sforco për biznesin për të rritur pagat në disa sektorë, si në turizëm  metal-mekanik dhe në profesionet e lira. Ka rritje të pagave sepse ka mangësi të fuqisë punëtore, sidomos specialistët po emigrojnë në BE, sepse atje ka mangësi të mëdha. Kjo ka bërë që të rritet konkurrenca për të ruajtur bazën e personelit dhe kjo ka krijuar vështirësi".

Për shkak të këtyre faktorëve Isteri thotë se klima e biznesit do të jetë e zymtë për vitin 2022.

"Situata është e vështirë por do jetë dhe më keq në vitet e ardhshme, sidomos për shkak të mungesës së fuqisë punëtore".

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 07/02/2022 20:53

    Rritja e kostos mund te ul fitimet ,por pa rritjen e pagave nuk ka punetir qe ju vjen. Fitimi ka marshe te larta tek ne prandaj veprini sipas kushteve ekonomike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?