TIRANË - Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ mbi rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore dhe normën e lartë të inflacionit. Ajo analizoi për Nertil Agalliun, rritjen 18% të çmimeve bujqësore, shumë më të lartë se inflacioni mesatar 4%
'Kemi pasur rritje 18% goxha i lartë. Nëse inflacioni 4% çmimet e produkteve bujqësore janë më lartë se 2023, duhet marrë parasysh në përllogaritjen e inflacionit janë disa produkte bazë që kanë ngarkesë të lartë fiskale dhe duhet parë TVSH për to. Mund të krijoj vetë qeveria uljen e tyre për të reduktuar masën e TVSH. Për produktet bujqësore, si në rastin e pensionistëve që nuk kanë mundësi të blejnë shumë, në këto muaj mund të kemi rritjen më të lartë, 11 herë më shtrenjtë se inflacioni, buxheti i familjeve do jetë i kufizuar, personat që janë të pafavorizuar nga rritja abuzive do jenë me nivel të ulët të të ardhurave. Edhe ne me nivel mesatar, nuk shpenzojmë pa fund për perime, fruta apo bulmet.'
Më tej sugjeroi uljen e TVSH-së për produktet bazë dhe kritikoi mungesën e mbështetjes për fermerët dhe politikat jofavorshme për investitorët e huaj.
'Rasti qumështit tregon se po prodhojmë pak. Mbarështimi i gjësë së gjallë është përgjysmuar vitet e fundit,. Pas luftës kemi rritje të ushqimit blegtoral. Vetë blegtorët thotë nëse ku çojmë qumështin në baxho ato e marri me çmim të ulët, por e nxjerin me çmim të lartë. Kemi import të qumështit nga vendet fqinje. Në 2023 sipas INSTAT thuhej se çmimi i drithrës është ulur, por kjo nuk është reflektuar në çmimin e bukës. Për ne shqiptarët është bërë dhe rrushi luks. Në sezonin përkatës të vjeshtës çmimi nuk i kalonte 200 lek kg. Me individë të ardhura mesatare nuk mund të blenin 1 kg apo 2 kg në ditë. Edhe rrushi goxha u kushtueshëm. Për të mos folur për bulmetin. Qumështi një ushqim që e konsumojmë më së shumti. Edhe të ushqehesh me bukë, domate, djathë është luks.'
Sipas saj, importet dhe burokracitë po dëmtojnë ekonominë vendase, ndërsa produktet ushqimore si qumështi dhe rrushi po bëhen të papërballueshme për qytetarët me të ardhura mesatare.
'Edhe grumbulluesit kanë përfitime. Në fakt fermerët nuk përfitojnë, nuk kanë marzh të lartë fitimi.
Qeveria shqiptare ka vite që i largon, politikë jo pozitive për investitorët e huaj. Janë ankuar ata që janë mega-investitorë për burokraci të shumta. E kanë lënë përgjysëm. Kanë shkuar në Maqedoni. Një nga elementët më të rëndësishme, edhe ata që kanë qenë emigrantë, janë kthyer mbrapsht. Mungesa e një politike fiskale, mungesa e një vizioni se sa fitohet në Shqipëri. Pastaj dhe korrupsioni në administratë.'
Keto 4 vjet te rrime me keto rruge e te financohej bujqesia, se ndikon direkt te buxheti edhe i familjeve ne qytet. Zarzavatet shume shtrenjte, bulmeti pastaj e kane masakruar cilesine per ta mbakt cmimin diku pranueshem
PërgjigjuFajin e ka Saliu
Përgjigju