Sociale

Rritja e çmimeve, Kisha Katolike: Radhët në qendrat tona është rritur, po shtohen të varfrit

14 Nëntor 2021, 16:26| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 16:32

  • Share

Ndryshimet ekonomike të reflektuara në rritje çmimesh si pasojë e dy krizave që goditën njëra pas tjetrës Shqipërinë, tërmeti dhe pandemia, por edhe një krizë e re  energjetike që bashkë me Europën, po prek edhe vendin tonë ka ngjallur shqetësimin e Kishës Katolike, e cila në një mesazh drejtuar politikës thotë se ka një mungesë vëmendje ndaj shtresave në nevojë.

“I kemi ndjekur ndryshimet fiskale të ndodhura në kohët e fundit, sikurse rritja e çmimeve të produkteve të shportës, karburanteve dhe gazit si dhe është përfolur edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe vërejmë me keqardhje mungesën e vëmendjes që duhet për të varfrit e nevojtarët, për të pamundurit e të mënjanuarit e shoqërisë sonë.  Radhët që shtohen e bëhen më të gjata në qendrat tona për të varfrit, kërkesa e vazhdueshme, sidomos e familjeve të reja dhe e të rinjve, për emigrim, janë shenjë e prekshme e përkeqësimit të ekonomisë dhe mundësive për nevojtarët, duke treguar rritjen e numrit të tyre.”

Mesazhi i Ipeshkvijve të Kishës Katolike erdhi në Ditën e Pestë Botërore për të Varfrit, ndërsa u mbështet edhe nga Presidenti Meta, i cili në një reagim në Facebook thotë se nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë dhe garanton përfshirjen e plotë sociale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?