Politikë

Rritja e çmimeve, Rama u përgjigjet qytetarëve: E përcakton kërkesa dhe oferta në treg, jo qeveria! Çmimi i energjisë elektrike për familjarët momentalisht është nën koston reale

8 Tetor 2021, 08:12| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 09:30

  • Share

Paralajmërimi për rritjen e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve, ka sjellë reagimin edhe të qytetarëve edhe në rrjetet sociale të cilët i kanë shkruar edhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka dalë mëngjesin e sotëm duke ju përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre. Rama  Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Rama tha se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria, por kërkesa dhe oferta.

'Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtare. Rreth 600 mijë ton janë nën produktet që vijnë nga importi. Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmën që të kemi në çmim të rregulluar. Sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave  të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe ofertën jo qeveria, vetëm në diktaturën komuniste i vendos qeveria. Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë si në Shqipëri. Ne prodhojmë energji kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.'- tha Rama.

Më tej kryeministri Rama nënvizoi se nuk mund të ndryshojnë çmimin e energjisë, por do të mbrojnë familjet nga rritja e papërballueshme e tij.

‘Ne nuk mund të ndryshojmë, çmimin e energjisë, por do mbrojmë familjet nga rritja e papërballueshme e tij sepse energjinë e blen dhe e shet shteti te familjet dhe ky është ndryshmi me çmimet  tjera që nuk i vendos qeveria, por tregu, kërkesa dhe oferta. Do bëjmë çmos t'i mbrojmë familjet nga kjo krizë e re globale. Shqipëria e ka të bazuar prodhimin e energjisë 100% te hidorcentralet, varemi nga reshjet. Prodhimi vendor nuk i përmbush kërkesat e Shqipërisë, ndryshe nuk do shqetësoheshim nga kjo çështje. Kur ne e blejmë energjinë në kushte thatësire ku kriza është në kul, çmimi rritet.’- tha Rama.

I pyetur se përse kur e sheshim energjinë, e shesim shumë më lirë nga sa e blemë, Rama sqaroi se kjo ndodh për shkak se vendi eksporton energji në stinët apo vitet e lagështa, kushte në të cilat është i gjithë rajoni dhe blihet në stinët e thata, kur konsumi rritet.

"Nuk është e vërtet, sepse Shqipëria e ka të bazuar prodhimin energjetik 100% ne hidrocentrale, me varësi totale nga reshjet. Prodhojmë më shumë në stinët apo vitet e lagështa, kur i gjithë rajoni i ka këto kushte atmosferike dhe e shesim energjinë e tepërt lirë, sepse përndryshe i bie të hapim dyert e kaskadës e të përmbysim dynjanë rregullisht. Ndërkohë që në stinët e thata kur konsumi rritet, blejmë energji nga jashtë me çmime të larta të diktuara nga kërkesa momentale e tregut", u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, sot qeveria pritet që të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimeve.

Pyetje përgjigje e plotë:

Petrit Gazulli

Ne e prodhojme ne vend energjine elektrike dhe nuk e blejme ne burse, keshtu qe edhe çmimin mund ta vendosni vete ?!

Jo, ne prodhojme kur kemi rreshje te mjaftueshme per mbushjen e hidrocentraleve dhe blejme kur ka thatesire, aq me teper ne kushtet kur periudhat e thatesires jane bere me te gjata viteve e fundit si pasoje e ndryshimeve klimatike. Prandaj jemi te varur njesoj si gjithe te tjeret nga çmimet e energjise ne tregun nderkombetar.   

 

Luiza Biberaj

Pse e krahasoni koston me Spanjen apo Gjermanine nderkohe qe rrogat apo te ardhurat per fryme ne vendin tone jane  te pa krahasueshme me ato vende ??

Çmimet e burses se energjise ne tregun nderkombetar, ku ne blejme energji, nuk kane lidhje me dallimet ne rroga mes Spanjes, Gjermanise apo Shqiperise dhe ne nuk kemi bere ndonje krahasim te fuqise blerese, por  kemi informuar mbiinfluecen e cmimeve te  energjise elektrike ne te gjithe bursat nderkombetare ne kete krize qe ka prekur fuqishem vendet dhe konsumatoret e tyre.

 

Artur Hasanbelliu

Në një vit Shqipëria prodhon rreth 1.5 milion ton naftë dhe konsumon rreth 0.6 milion ton. Shqipëria prodhon deri në 8.5 milion MWh energji elektrike dhe konsumon mesatarisht 7.5 milion MWh.

Shqiperia nuk e prodhon sasine e naftes qe konsumon se pari. Se dyti, nafta qe prodhon Shqiperia eshte nafte e rende, e cila shkon kryesisht ne tregun nderkombetar kryesisht per nenprodukte, per perdorim industrial si bitumi. Nderkohe rreth 600 000 ton qe konsumohen ne formen e gazoilit dhe te benzines, jane nenprodukte qe  vijne nga importi. Se treti, si kudo ne boten demokratike te tregut te lire, nafta edhe ne Shqiperi gjenerohet dhe tregtohet nga subjektet private, jo nga shteti. Subjektet qe e tregtojne naften e blejne ate sipas çmimeve te burses ne tregjet nderkombetare.

 

Sami Bici

Po kur e bejme vete energjine dhe hidrokarburet pse mos e ulim e jo ta qojme se te ardhurat jan minimale

Ne prodhojme vete vetem nje pjese te energjise qe konsumojme dhe kjo na ndihmon qe çmimin e energjise ta kemi çmim te rregulluar, e jo çmim te liberalizuar siç janë çmimet e tjera që varen tërësisht nga tregu i lirë. Duhet pasur mire parasysh ketu se edhe sot qe flasim, çmimi i energjise per familjaret eshte nje çmim nen koston reale, fale subvencionimit nga shteti per te mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogel. Por e njejta gje vlen sot per sot edhe per biznesin e madh.

 

Linda Mecani

Po' pagat e pensionisteve jane 110 mije leke te vjetra dhe jo 600euro Z minister...thellohuni pak ne keto informazione..

E vertete, por 30 vjet me pare ne kemi zgjedhur lirine kapitaliste te tregut ne vend te ekonomise komuniste te centralizuar nga shteti dhe çmimin e mallrave ne treg e percakton raporti kerkese-oferte, jo shteti.

 

Drita Gerdani

Krahasimin bere me vendin tend c'è pencioni dhe rroga qesharake ne Itali e  Spanje rroga me e vogel eshte 1500 Euro

Per sa kohe flasim per mallra qe i blejme ne tregun tregun nderkombetar, siç jane ne kete rast energjia apo nafta, çmimet jane njesoj si per Spanjen edhe per Shqiperine.  

 

Ela Miri

Ju e kini rrit ekonomin mor keshtu that par tre ditesh

Po eshte e vertete, 18% rritje ne tremujorin e dyte, më e larta në rajon, si rezultat i nje ringritjeje te fuqishme pas renies dramatike nga pandemia. Por nëse komenti yt supozon ironikisht se meqe u rrit vërtetë ekonomia, atëherë duhet të rriteshin automatikisht rrogat e pensionet, përgjigja është jo, kjo nuk funksionon kështu, sepse kjo rritje do të thotë se ekonomia po ringrihet me shpejtësi pas rrëzimit, e jo po ngjitet 18% më lart sesa ç'ishte para se të rrëzoheshim.

 

Sotir Latollari

Enveri ne 40 vjet beri ato centrale qe jae dhe sot. Ne demokraci 30 vjet nuk kini bere asnje. Si nuk ju vjen turp kur dilni para popullit

Unë dal përpara popullit dhe ju shikoj të tërë drejt e në sy, sepse ne kemi bërë në këto vite atë që po të ishte bërë me kohë e me vakt, sot do të kishim halle të tjera se hallet nuk mbarojnë kurrë, por ama jo këto halle që kemi. Ne e morëm sektorin e energjisë jo në gropë, po në humnerë dhe pasi e ngritëm atë në këmbë, sot po investojmë për ta ngjitur më lart, duke u investuar në burime të reja energjie, nga uji, dielli dhe era, po edhe nga gazi i lëngshëm për futjen e të cilit në Shqipëri, po bashkëpunojmë me qeverinë amerikane.

 

Kimete Marra

Vendi jone prodhon ne vend energjin, gjithashtu mos krahasoni çmimet me evropen se rrogat nuk jane njelloj. Skandal eshte se çmimet e ushqimeve i keni njelloj me evropen.

Edhe njëherë, jo vendi ynë nuk e prodhon në vend të gjithë energjinë që konsumon, por vetëm një pjesë të saj, prandaj Shqipëria preket detyrimisht nga kriza energjitike përderisa del ne tregjet nderkombetare dhe blen energji nga jashtë, e cila është e gjitha e lidhur me bursen dhe cmimi I energjise ne burse eshte nje per te gjithe..

 

Ina Blerina

Cfare? krahasoni vendet e botes me shqiperine,,rrogat jane skandal krahasuar me cmimet...ngrini rrogat njesoj si ne vendet e tjera pastaj dilni e flisni per ekonomine...eshte absurde

Sikur rrogat të ngriheshin me sustë e jo me punë të mundimshme dhe me durim, atëherë vende të pasura si Gjermania apo Franca do t'i kishin bërë nga 20 mijë euro për person ose të tjerët rreth nesh, në rajon, do t'i kishin çuar sa në Europë! Por ja që rrogat nuk rriten sipas dëshirës, po sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike të vendit dhe ne i kemi rritur e do të vazhdojmë t'i rrisim ato, paralelisht me rritjen e këtyre kapaciteteve. Ndërsa krahasimi me vendet e tjera në rastin e energjisë, vlen sepse si Spanja, si Italia e po njësoj edhe Shqipëria, energjinë e blejnë me të njëjtin çmim që ka në bursën ndërkombëtare, e cila nuk pyet sa i kanë rrogat atje apo këtu. Ne nuk mund të ndryshojmë çmimin e energjisë, po sigurisht mundet e do të mbrojmë konsumatorin familjar nga rritja e papërballueshme e tij, sepse energjinë e blen dhe e shet shteti tek familjet.Ky eshte ndryshimi me cmimet e tjera, ato nuk i vendos qeveria, po i vendos tregu, kërkesa dhe oferta, vetëm në dikaturat komuniste çmimet i vendos qeveria.

 

Besim Martini

Mire  ata  qe marrin  rroge  nga  shteti  po  shumica  qe  nu  firmosin  fare  si  do  e  paguajne  energjise  i  keni  be  vleresimet  per  popullin  sido  do  behe

Në fakt shumica e forcave të afta për punë në Shqipëri janë në punë, ndërsa familjet në ndihmë ekonomike ne kemi kohë që i mbështesim tek fatura e energjisë dhe të gjitha familjet do të bëjmë çmos t'i mbrojmë nga kjo krizë e re globale.

 

Kimi Miki

Beni ecen vetem:por prodhimi vendor i permbush kerkesat e shqiprise!perse duhet ta shesesh me cmim te ulet dhe ta blesh me cmim te larte?!????po Ashtu edhe naften!

Jo pra jo nuk eshte e vertete, sepse Shqiperia e ka te bazuar prodhimin energjitik 100% ne hidrocentrale, me varesi totale nga rreshjet. Prodhojme me shume ne stinet apo vitet e lageshta, kur i gjithe rajoni I ka keto kushte atmosferike dhe e shesim energjine e tepert lire, sepse perndryshe i bie te hapim dyert e kaskades e te permbysim dynjane rregullisht. Nderkohe qe ne stinet e thata kur konsumi rritet, blejme energji nga jashte me cmime te larta te diktuara nga kerkesa momentale e tregut.

Duhet futur mire ne mendje, prodhimi vendor nuk i permbush kërkesat e Shqipërisë, se po t'i përmbushte nuk do kishim pse shqetësoheshim fare nga kjo krizë e madhe. Ndërsa çmimet e shitjes e të blerjes së energjisë i vendos tregu ndërkombëtar jo shteti shqiptar dhe pse e blerjes më shtrenjtë dhe e shitjes më lirë është fare e thjeshtë. Pra ne shesim energji kur ka rreshje përtej nevojës sonë dhe kjo ndodh kur tregu ndërkombëtar ka më pak nevojë, ndërsa kur ne e blejmë energjinë për shkak të thatësirës nevoja është në kulm dhe çmimi është shumë më i lartë. Prandaj po e ndërtojmë Skavicën, që të kemi mundësinë e krijimit të rezervave dhe që ta përdorim rezervën kur prodhimi bie për shkak të thatësirës, pa pasur nevojë të dalim në tregun e jashtëm. (Prandaj do e konvertojme TEC e Vlores me gaz te lengshem, qe teknikisht te kemi ne vend nje burim energjitik qe mund te jete I planifikueshem dhe jo I varur nga Zoti.

 

Lavdie Shehu

Po ku krahasohesh ti me Spanjen e Gjermanin : e di ti ca rroge ka populli prandaj ngrini rrogat e popullit lerini llafet

Jo ne nuk mund t'i leme fjalët, sepse fjala ështe e  Zoti dhe Zoti është fjala, siç thonë librat e shenjtë dhe fjala na dallon nga qeniet e tjera të gjalla duke na dhënë mundësinë të komunikojmë e të kuptohemi njerëzisht. Ndërsa llafet janë diçka tjetër, që s'ka lidhje me punën tonë, e cila komunikimin me njerëzit e ka mjet të pazëvendësueshëm. Ne kete rast nuk po krahasohemi me askënd, thjesht po informojmë publikun për rritjen e përgjithshme të çmimit të energjisë në tregun ku edhe Spanja, edhe Gjermania, edhe Shqipëria blejnë energji.

 

Gentjan Dervishi

Gati per Shqiperin te te ngrejm cmimet e bukes,  gazit, dhe energjis eletrike. Po pse nuk u ha o te pa cip

Çmimet në sistemin që kemi zgjedhur këtu e 30 vjet më parë i ngre tregu jo qeveria i dashur Gentjan! Dhe në këto 30 vite çmimet janë rritur vijimësisht nga tregu, në bazë të kërkesës e të ofertës. Por më lejo të kujtoj këtu se çmimi i naftës tetë vjet më parë, kur ne erdhëm në qeveri ishte më i lartë se sa sot. Cmimi i dizelit në vitin 2013 ishte 182 lek/liter, sot eshte 177leke/liter, cmimi i benzines në 2013 ishte 186leke/liter, sot eshte 179leke/liter. Eshte tregu ai qe vendos.  Kështu që shume mire të kritikojme, po mire edhe te mos harrojme.

 

Pellumb Mecaj

Shqiperia eshte me burimet hidrike te ndertuara nga para viteve 90 .Si e tille ju menaxhoheni mire ,mose e shisni ate .Populli nuk do justifikime ,nuk do rritje cmimesh ,ne se lereni ate pune. Mose ka te tjer qeveritar qe dine ta bejne me mire.

Kur te kete qeveritare me te mire me siguri populli do t'i zgjedhe, por sot na ka zgjedhur ne jo se jemi me te miret e mundshem, po se me te mire s'ka pare deri tani. Une nuk merrem me justifikime, po me komunikime dhe informime, te bazuara mbi fakte e mbi shifra, sepse e kam per detyre. Ne nuk e shesim energjine per qejf, po e shesim kur kemi teper dhe nuk kemi pse e hedhim ne lume apo te hapim dyert e Fierzes e ta cojme ujin deri ne fushat e Shkodres e te Lezhes. Nderkohe qe e blejme kur nuk kemi mjaftueshem sepse populli do drita jo justifikime, ketu jemi dakord bashke. Sa per burimet hidrike, ne po i shtojme ato, me Skavicen, me parqet diellore e me radhe, por mos e harroni ju lutem qe sektorin e gjetem ne humnere, jo ne grope! Keshtu qe durim, Shqiperia e ka ringritur sektorin dhe kete dekade do te behet eksportuese neto e energjise e nuk do te kete me nevoje te bleje nga halli me cmime te kripira ne tregjet nderkombetare..

 

Elam Nushi

kur te mbushen prap digat e indocentraleve inkurajoni spakun te hetoj gjith kontratat e shitjes se energjis dhe te blerjes se prandaj ka krize te ne se vidhet pafundesisht ne kete sektor. luftoni korupsionin qeveritar qe ky popull te kete dinjitet neser

Energjia nuk shitet kur mbushen hidrocentralet, po kur rrezikojne te derdhen e te bejne hatane e zeze, ndersa vjedhjet ne kete sektor jane kronike e zeze e te shkuares. Le te debatojme per faktet, jo per llafet e atyre qe e degdisen ne gremine sektorin elektro-energjitik shqiptar.

 

Kastriot Jolla

E nxoret koken ju e kini ekonomine grope e cuat shqiperine ne humnere

Shqiperine ne humnere e gjetem, ndersa sot kush flet per humbere ose nuk do te shikoje, ose nuk do te degjoje, po vetem te shaje e te mallkoje. Sikur ekonomia jone te ishte ne grope nuk do kishim as rritjen me te madhe historike te kursimeve te vogla ne banka, as rritjen e kredive konsumatore, as rritjen e punesimit mbi numrin e regjistruar para fillimit te pandemise, as rritjen e eksporteve e keshtu me radhe. Natyrisht per t'u ngjitur ne maje duhet ende shume pune e mundim, po nga gropa kemi dale pa asnje dyshim.

 

Mira Shyla

nuk po shohim rritje rrogash si keni premtu

Rrogat rriten kur behen buxhetet e viteve pasardhese dhe rrogat do te rriten vit pas viti sic jemi zotuar, duke nisur nga paga minimale qe vitin tjetër do te shkoje 320 mije lek dhe deri ne fund te mandatit do te shkoje te pakten 380, po duke bere cmos te arrije 400 mije leke.

 

Kastriot Gjeçi

Me shum Respekte per ju si qeveri,por mos dilni duke ber krahasime me Gjermanin se Gjemania po ishe pa pun te pagujne  Uje  Drita, Shpia plus te jep dhe 400€ ne muj qe ti te hash buke dhe te mos shkosh me vjedh ok ,po ju jetoni mir me pralla dhe mjer populli aty. Dhe sa per Drita nje person ne Gjemani pagun 20€ ne muj kur rroga eshte 1500€ ok po te ju vije turp se te gjithe kan dal jashtetl prej jush turp.

Nuk e di kush e ka treguar qe dritat ne Gjermani qenkan 20 euro ne muaj, por kjo shifer eshte shume larg te vertetes, nderkohe ketu nuk ka bere askush asnje krahasim me Gjermanine, por kemi folur per çmimin e energjise ne tregun nderkombetar, ku nuk te pyet njeri si e ke emrin, e ke Gjermani apo e ke Shqiperi, kur te jep cmimin, i cili eshte njesoj si per njeren si per tjetren. Nga ana tjeter, ju duhet ta dini se kjo qeveri u kompenson cdo vit familjet e varfra nje pjese te fatures se energjise dhe çmimi i energjise ne Shqiperi qe te jemi te qarte, eshte sot e gjithe diten nje çmim i subvencionuar pasi kostoja reale e kilovatit eshte me e larte se sa çmimi ne faturen e konsumatorit. Edhe dicka ne fund, kur e beme reformen e madhe te energjise me kujtohet mire se ankoheshin e bertisnin ose ata qe nuk paguanin, ose ata qe kane me shume. Dhe sic kam thene atehere po ua them prape sot, atyre qe fjalen turp e kane ne maje te gjuhes: Cilido nder ta duhet te kujtohet perpara se sa te vere kujen, qe pensionistet kane qene historikisht paguesit me te rregullt te energjise elektrike dhe as e kane vjedhur ndonjehere e as nuk e kane lene ndonjehere pa paguar faturen!

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • andrea: 08/10/2021 08:59

    Une them qe: Ti, Belinda, Tigri, Gjiknuri, Taulanti, Beqja, Lali, Alketi, Cuci dhe te tjeret me rradhe te ktheni mbrapsht te pakten gjysmat e asaj qe keni vjedh nga shteti dhe besoj qe kriza tejkalohet pa shume veshtiresi!.

    Përgjigju
  • Kiu: 08/10/2021 08:51

    Ropt, grate , kalamajt dhe gjithe fisin rilindjes dhe beseprerit serbo-taleban shalegjat.

    Përgjigju
  • Arbër: 08/10/2021 08:00

    Oppen balkan do ua ha kokën shqiptarve, ky km nuk është shqiptar

    Përgjigju
  • KM ekspert i krizave: 08/10/2021 07:34

    Pietje nga salla, kur kemi rritje 18% te ekonomise dhe nuk kemi rritje rrogash, atehere per cfare na duhet rritja ekonomike? Ta pime gezuar per dolli? Apo rritja 18% mos eshte shperndarje e buxhetit per ato PPP dhe koncesionet e famshme qe rrisin/fryjne "me gjasme" rritjen?

    Përgjigju
  • Stela: 08/10/2021 06:32

    Si ka mundesi qe OSHEE vijon del me fitim vit pas viti meqenese cmimi eshte nen kosto? Krahaso me jashte shtetit, sa % te pages minimale/mesatare ze fatura e energjise elektrike edhe krahasoje me ketu, edhe pastaj hajde na fol per cmime. Na paska meshiruar OSHEE dmth gjithe keta vite, duke bere sevap. Prandaj i leshon faturat tere lapsuse, qe sigurisht i paguan konsumatori.

    Përgjigju
    • Sefer daja: 08/10/2021 07:19

      Plotesisht dakort me ty Stela! Vetem per 2020 OSHEE me duket se doli me 2.7 miliard lek fitim( shpresoj ta kem gabim).por nje pjese te mire te kostos te energjise e zene pagesat e larta e luksi i zyrave te drejtuesve te KESH dhe OSHEE. INVESTIMI me i madh energjitik tek ne jane hidrocentralet qe jua la gati regjimi socjalist! Thjesht ne vidhemi dhe qeveria bën propaganden e rradhës, duke larë duart nga pergjegjësia!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?