Rritja e çmimeve, një grup i bizneseve të vogla ulin qepenat

5 Nëntor 2022, 14:12| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 14:29

  • Share

Disa biznese të vogla e të mesme ulën qepenët në shenjë proteste kundër politikave të qeverisë, që sipas tyre i dëmtojnë.

Të pakënaqur me ndryshimet e bëra në paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ata i kërkuan qeverisë të mos aplikohet rritja e gjobave, përgjysmimin e taksave të karburantit dhe mosrritjen e çmimit të energjisë elekrtrike mbi fashën 800 kilovat.

Në të kundërt ata paralajmërojnë protesta. Nga një vëzhgim i bërë nga Report TV në rrugët kryesore të Tiranës shihet se shumë biznese nuk i janë përgjigjur kërkesës për ulje qepenësh.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?