Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Rritja e çmimeve për produktet e bulmetit, Meta: Shkak mungesa e mbështetjes ndaj blegtorisë! Numri i krerëve brenda 5 vitesh është përgjysmuar

20 Shkurt 2023, 16:09| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 16:18

  • Share

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për mungesë të mbështetjes financiare ndaj blegtorëve duke bërë që numri i krerëve brenda 5 vitesh, të përgjysmohet.

Nëpërmjet një postimi të bërë në facebook, Meta shkruan se Shqipëria prodhon më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë, 41 litra për banor krahasuar me 1900 litra për banorë që është aktualisht në BE.

“Mohimi i mbështetjes për fermat tona blegtorale, mungesa e mbështetjes financiare nga Qeveria për fermat dhe bagëtitë tona, ka bërë që sektori blegtoral vendas të mos mbulojë dot kostot e prodhimit. Prandaj edhe numri i krerëve brenda një pesëvjeçari është thuajse përgjysmuar dhe vazhdon uljen e pandalshme. Shqipëria, prodhon sot më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë. Vetëm 41 litra qumësht nga bagëtitë për banorë, ndërkohë që në Europë kjo sasi shkon deri në 1900 litra qumësht për banorë”-shkruan Meta.

Sipas tij ulja e prodhimit vendas për qumështin ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit deri në 70% krahasuar me një vit më parë.

“Kjo ulje e jashtëzakonshme e prodhimit vendas të qumështit, ka çuar në rritje me 70% të çmimeve të bulmetit për konsumatorin, në krahasim me një vit më parë. Qumështi ynë sot u shitet qytetarëve më të varfër të kontinentit, 30% më shtrenjtë se sa fqinjët dhe Europa.  Fermerët dhe blegtorët duhet të dinë se shfarosja e programuar e bagëtive të vendit është ftesë për braktisje dhe largim të tyre”-shtoi ai.

Në përfundim të postimit të tij, Meta shkruajti se zgjedhjet e 14 majit do të jenë vendimtare për të ndalur shpopullimin dhe falimentimin e bujqësisë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adela: 20/02/2023 19:30

    Me mekin me budallalleqet qe thone si ky Meta ashtu dhe non grata Berisha

    Përgjigju
  • Vini: 20/02/2023 17:55

    Ste besohen me genjeshtrat qe thua

    Përgjigju
  • Kevi: 20/02/2023 17:54

    Shko mor llafazan i keq

    Përgjigju
  • Sherefedin Kapsolla: 20/02/2023 16:46

    O Ilir floriri Hajdut Spiun Shqipria është në ktë gjëndje se e vodhe dhe e dogjët ti me kriminelin hajdut Sali Bajgën. E tani pa pik turpi del e pëllet aty në konferenc shtypi. Ti aq idjot je sa mendon që ky popull kaq i vuajtur do të jap prap ty vot e buçes tënde Monika qelbësirës.

    Përgjigju
  • Devi: 20/02/2023 16:23

    vazhdon shpreson qe do fitosh me 14 maj i shkreti ti

    Përgjigju
  • Greg: 20/02/2023 16:22

    o ka dhene rama mbeshtetje o ska dhene njeri kshuqe mos fol kot

    Përgjigju
  • O lopa Skraparit: 20/02/2023 16:18

    O hajdut o spiun o futyre mut zhduku nga ekranet se ba volle dreken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?