Rritja e çmimeve, për të pestën ditë radhazi qytetarët dalin në protestë! Numër më i vogël se ditët e kaluara në të gjitha qytetet! Report Tv sjell pamjet! Protestuesit bllokuan rrugën për rreth 30 minuta

13 Mars 2022, 11:08| Përditesimi: 14 Mars 2022, 08:18

  • Share

TIRANË- Ashtu siç kishin paralajmëruar, dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të cilat i cilësojnë abuzive. Në dallim nga një ditë më parë, numri i protestuesve është më i pakët.

Në ditën e 5-të të protestës qytetarët vijuan marshimin nga sheshi 'Skënderbej', në drejtim të kryeministrisë. Në lidhje me planin me 7 pika të propozuar nga kryeministri Edi Rama, për Paketën e Rezistencës Sociale, ato u shprehën për Report Tv, se ky është thjeshtë një mashtrim i radhës,

'Plani me 7 pika është vetëm një mashtrim i radhës. Pensionet janë ku nuk thërret qameti. Me planin e qeverisë nuk është shtuar asgjë. Ato 3 mijë lekë që ka dhënë t’i vijë zor.'- u shprehën disa qytetarë.

Pasi mbajtën fjalime para kryeministrisë, ku kërkuan uljen e çmimeve, protestuesit bllokuan rrugën në kryqëzimin e rrugës së ‘Myslym Shyrit’, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë që qarkullimi i mjeteve të rifillonte. Ato paralajmëruan se do të zhvillojnë sërish protesta gjatë javës, ndërsa nesër pritet që të mblidhen në orën 17:00.

Protesta u mbajtën edhe në disa qytete të tjera të vendit, në Korçë, Devoll, Gjirokastër dhe Kukës. Ajo që u vu re ishte pjesëmarrja e ulët në protestë në krahasim me ditët e mëparshme, madje në Gjirokastër ishin vetëm 5 qytetarë.

Ora 17:25
Protestuesit në Lushnje flasin me gjuhën e Berishës, s'pranojnë Saimir Korreshin: Larg protestës deputeti i Lul Bravës

1647242213_Screenshot1.jpg

Qytetarët e Lushnjes kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve, teksa ato nuk kanë lejuar që pjesë e saj të bëhen deputetët e Partisë Demokratike, madje duke folur edhe me gjuhën e Sali Berishës, teksa e quan deputetin e zonës, Saimir Korreshi, "larg protestës deputeti i Lul Bravës'.   

Ora 13:35
Protestuesit bllokuan për disa minuta qarkullimin te kryqëzimi i Myslym Shyrit

Një numër protestuesish kanë bllokuar për disa minuta rrugën tek kryqëzimi i rrugës së ‘Myslym Shyri’, duke mos lejuar qarkullimin e makinave. Të rinjtë po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe rritjes së çmimit të naftës. U desh ndërhyrja e policisë që të zhbllokohej qarkullimi i makinave në rrugë.

Ora 12:49
30 minuta dhe më pak protestues se ditët e kaluara, qytetarë marshojnë në pedonalen e qytetit në Korçë kundër rritjes së çmimeve

Me duartrokitje dhe me thirrje për uljen e çmimeve, qytetarët e Korçës kanë marshuar paqësisht në pedonalen e qytetit, kundër rritje së çmimeve. Protesta zgjati për 30 minuta, ndërsa pjesëmarrja ishte më e vogël se në ditët e mëparshme. Qytetarët kanë ngritur zërin, për uljen e çmimit të naftës, produkteve të shportës dhe uljen e taksave.

Ora 12:34
Protestë në Kukës kundër rritjes së çmimeve, marshojnë drejt shëtitores së qytetit

Qytetarët po protestojnë në formë marshimi në shëtitoren kryesore të qytetit të Kukësit, kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës. Protestuesit me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës. Protestuesit kërkojnë ulje e çmimeve, duke kërkuar një qeverisje të përgjegjshme, pasi sipas tyre 30 vjet Kukësi është vjedhur sistematikisht nga çdo politikan.

Ora 12:06
Rritja e çmimeve, në Gjirokastër dalin në protestë vetëm 5 qytetarë (VIDEO)

Gjirokastra i është bashkuar ditën e sotme protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve. Ajo që është vënë re një pjesëmarrje shumë e ulët me vetëm 5 qytetarë.

Ora 11:34
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta në Tiranë

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e ditës së sotme në Tiranë e qytetarëve, të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Ora 10:49
Fermerët e Devollit në protestë: Nëse nuk vë dorën qeveria, jemi të falimentuar! Kërkojmë uljen e çmimit të naftës dhe plehrave kimike

KORÇË- Fermerët e Devollit, protestuan ditën e sotme përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit. Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore, ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore si dhe uljen e çmimit të plehrave kimike. Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe në mosshitjen e prodhimeve bujqësore, ata paralajmërojnë se do të lenë tokat e tyre djerrë.

‘Nafta është kryesorja, dhe është jetike. Duhet të ndihmojë bujqësinë që të rrijë vërtetë. Neve na fundosi fare qeveria. Nuk po punojmë dot, do ti lejmë arat bosh. Bota i stimulon fermerët që punojnë, pasi është puna më e rëndë.’- u shprehën disa fermerë.

‘Nëse nuk do të ulen plehrat, si pesticidet dhe nafta ne do të jemi të falimentuar. Nëse nuk do të vërë dorën shteti qeveria ne do të falimentojmë.’- u shpreh një fermer.

Protesta sipas fermerëve do të vazhdojë, nëse nuk merren masa nga qeveria. Në terren edhe prezencë të policisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lalzaket protestues: 13/03/2022 14:33

    Keta qe protestojne jane mitingashe me rroge nga para korrupsioni,droge,zhvatje te paguara nga opozitat llum qe ka ne Shqiperi. Lerini te pellasin si gomaret rrugeve, te kenaqemi.

    Përgjigju
  • Populli: 13/03/2022 14:24

    Pjesemarrja e ulet diten e sotme ne proteste tregon qe 7 masat e qeverise e kane dhene efikasitetin e tyre.

    Përgjigju
  • Qobani: 13/03/2022 14:23

    Mjellma ashtë shoqe e mir,po tallet me penxionera,unë isha 17 vjeçe kur e humba beqarin,a ju të gjor kush ju ka faj jeni mbet të ri në shkallët e Sojit

    Përgjigju
  • Favsj: 13/03/2022 14:21

    Protesta tani duhet te perqendrohet tek qellimi dhe piksynimet e saj. Ky Km dhe kjo klase politike nuk do ju jape kurre ato qe kerkoni. Shtypesi nuk e ul kurre shtypjen. Pikesynimi i kesaj proteste duhet te jete largimi i kesaj qeverie dhe shperberja e kesaj klase politike. Kush do e marri mund te pyesni ju…bijte tuaj qe keni derguar jashte shtetit dhe ato qe keni ne Shqiperi, ose pse jo.. edhe ju vete. Bejeni me nga 6 muaj sejcili. Nuk ma do mendja qe ka ndonje njeri ne kembe te dheut qe mund te beje nje pune me te keqe se Edvin Chari. S’ke si e ben me keq, eshe po nuk ja the fare nga numrat. ???? Cfare duhet bere: 1. Asgjesimi i humbjeve buxhetore (vjedhja). 2. Ulja e kostos se financave, jo me shtet parazitar dhe ministri VK, por politika te mirefillta dhe te drejtperdrejta punesimi dhe ekonomie. Duhet ulur nr i ministrive te panevojshme qe te clirojne buxhet. 3. Rindertimi i sektoreve strategjike, si psh Nafta dhe jo shkaterrim, shitje ose dhurim i te drejtes se shfrytezimit se pasurive kombetare ndaj nje grupi parazitor te caktuar. 4. Sekuestrimin e te gjithe pasurise te vjedhur dhe te mbledhur ne menyra joligjore ne duart e krimineleve (perfshi edin e saliun e liken e lul bq) dhe dorezimi i saj ne popull. 5. Shkeputje e plote nga mafja, droga dhe aktivitete te tjera re jashtligjshme si forme pasurimi ne Shqiperi. 6. Ndalimi i perdorimit te Shqiperise si parajse juridike dhe takse per kriminelet, mafjozet dhe specje te cuditshme politikanesh. 7. Ndalimi i zbatimit me standard te dyfishte i ligjit. Ligji s’ben per bq-ret e kuvendit, sali berishen, edvin charin etj, por zbatohet me hir e pa hir per te tjeret. 8. Ndalimi i kryetarokracise. Kryetari s’duhet te kete pushtet absolut mbi partine. Partia nuk eshte prone familjare e kryetarit. 9. Shperberja e dispozitave ligjore qe pengojne drejtesine per te ndjekur penalisht politikanet dhe grupe te caktuara njerezish. 10. Ndjekja penale e gjykatesve dhe prokuroreve qe nuk bejne punen. Jeni nje hap me after shperberjes se tiranise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?