Rritja e çmimeve, qytetarët sërish në protestë para kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët! Gruaja përzë Nënë Lizën: S’jemi këtu për shtëpinë tënde! Kemi një kauzë tjetër (VIDEO)

29 Mars 2022, 17:16| Përditesimi: 29 Mars 2022, 23:08

  • Share

TIRANË-  Qytetarët dhe Shoqëria Civile protestuan sërish këtë të martë para godinës së Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës dhe karburanteve.

Në dallim nga tetë protestat e kaluara, në atë të nëntën nuk u mbajtën fjalime, por vetëm thirrjet e zakonshme për ulje çmimesh. Protestuesit në shesh ishin më të pakët, ndërsa nuk u njoftua për datë tjetër tubimi, vendim që pritet të merret në vijim.

Ndërkohë, e pranishme ka qenë edhe Nënë Liza, mirëpo ajo nuk është lënë që të flasë, pasi një prej organizatorëve e ka larguar.

“S’jemi këtu për shtëpinë tënde, ik, largohu. Kemi një kauzë tjetër”, tha gruaja.

Ndërkohë, nënë Liza tentoi të fliste sërish, por u largua nga gruaja dhe një burrë që e shoqëronte.

Kërkesat e protestuesve

-Heqje i taksës së qarkullimit

-Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë

- Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

- Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës

- Përcaktim i minimumit jetik.

- Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Ora 18:05
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta para kryeministrisë

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e ditës së sotme në Tiranë e qytetarëve para kryeministrisë, të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Ndryshe nga protestat e kaluara, pjesmarrja e qytetarëve është më e pakët.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 30/03/2022 05:21

    ike ore punoni aty bolle se late kokrren e namite ,ne gjithe Evrope ka ngrtije cmimeshe po nuk bene njeri greve ju qenkeni me te zgjuare mjafte ju perdoren mose pini kafe gjithe diten

    Përgjigju
  • Iris: 30/03/2022 00:58

    Kriza eshte boterore,por duhet bere me shume per lehtesimin e gjendjes,nuk ka rendesi ne se jeton ne nje zone lufte,apo ne nje zone ne paqe,sepse secili nga ne, sot po perjeton <<Ukrainen>> e vet ne nje fare menyre.Jam dakord me 4 kerkesat e fundit te protestuesve.

    Përgjigju
  • dritan: 29/03/2022 21:02

    Flor Binaj nga aktor eshte bere karagjoz... O idjot mos u be si shpellaret qe jane dru....

    Përgjigju
    • vjeshta: 29/03/2022 22:23

      O tironc, jo dru, po injorant brez pas brezi

  • Iku: 29/03/2022 19:59

    Turp per ne qe nuk protestojme, se spo ankohet kush pse rriten cmimet, po pse shteti nuk jep asistenca pervec se 30 mije leke te vjetra per ca pensioniste. Ose te ule akcizat apo TVSh

    Përgjigju
  • Dhan Trami: 29/03/2022 17:51

    paraqiten marrin 20 mijlekshin aty te protesta, e shkojne blejne bileten te tribuna me pa ndeshjen ahhahaha

    Përgjigju
    • Durrsaku: 29/03/2022 21:40

      Hahahaha kjo ishte perle Po Kush do shkoje te protestoje me pseudo folesit e foltores apo te fallxhores

  • Alban: 29/03/2022 17:32

    Po rritj cmimit po ndodh ne gjith boten dhe jo vetem ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sabina: 29/03/2022 17:30

    Cmimet po rriten kudo po skeni faj ju qe ndikoheni per protesta se ju ben si i mir ai Adriatiku

    Përgjigju
  • milva: 29/03/2022 17:29

    ku jane keta figurat flor binaj e tik lapaj me shok, keta qe kane merakun e cmimeve me shume mundesi i gjeni te tribuna vip tu pa ndeshjen me whisky ne dore

    Përgjigju
  • Dea: 29/03/2022 17:29

    Cmimet po rriten ne gjitha vendet me duket e pakuptimte gjith ky alarm

    Përgjigju
  • Andi: 29/03/2022 17:28

    Ktu dalin ato qe i ka dhon sala nga nji 20ce sa me bo zhurm

    Përgjigju
  • Sonia: 29/03/2022 17:28

    Shqipatari nuk eshte kurre i kenaqur, kjo gje po ndodh ne gjith botes

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 29/03/2022 17:28

    Po te kesh n krye tik lapajn dhe dash sulen normal qe sdo ket pjesmarrje se e din shqiptaret cfar lloj funderrinash qe jane keta

    Përgjigju
  • Arben: 29/03/2022 17:28

    Aman si su lodhet me kto protestat qe beni duke u perfaqesu nga zeri i Tikut …shoku i Saliut

    Përgjigju
  • neri: 29/03/2022 17:28

    Po tiktik lapangjozi ku eshte mo? apo ka harruar mikrofonin te shpia vjehrrit, se kam degjuar qe ka shkuar nuse ne dere te mire

    Përgjigju
  • anonim: 29/03/2022 17:28

    une akoma spo e kuptoj qe ne protestojm per cmimet nderko jemi ne kohe lufte une uroj qe te mos ndodhi luft dhe jo cmimet cmimet nuk jan statike ato do rriten dhe do ulen.

    Përgjigju
  • Luis: 29/03/2022 17:26

    50 veta ene 100 n mend qenkan aty hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?