Foto ilustruese

Rritja e çmimeve/ Shoqata e transportit: Na subvenciononi ose rrisim biletën e autobusit 70-80 lekë

21 Shtator 2022, 16:39| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 16:43

  • Share

TIRANË- Shoqata e Transportit Publik po kërkon rritjen e biletës së autobusëve deri në 70-80 lekë, pra gati 2-fishin e asaj që është aktualisht, me argumentin se nuk janë në gjendje që të përballojnë shpenzimet që janë rritur si pasojë e krizës.

Ata kërkojnë nga qeveria subvencionim, në të kundërtën thonë se rritja e çmimit të biletës është e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin.  Për mediat, Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj tha se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

“Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, mësohet të ketë thënë ai.

Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin pasues, tetor. Fillimisht vendimi ishte për t’i kompensuar për muajit mars, prill, maj 2022, por më pas u vendos që afati të shtyhej deri në tetor, për shkak siç ka bërë me dije më herët ministrja e Infrastrukturës, Belinda Baluku se nga paketa anti krizë e muajit prill janë tërhequr vetëm 60% e fondit të vënë në dispozicion për këtë transport sa i përket subvencionit të karburantit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luljeta: 22/09/2022 09:09

    Vetem transportin urban paska kapur kriza??? Kjo kriza shqiptare vetem per fitimet e pronareve ndikon me dyfish dhe asnje cike per rritjen e rrogave te punonjesve. Boll me me tolerime te tilla . Zgjidhni njerez te afte qe te verifkojne sakte Pse duhet rritur cmimi nese duhet rritur ? eshte ulur nr i udhetareve me sa.....??? jane rritur kostot po cilat?? pagat e punonjesve sa.....???? nafta sa..... vlere /perqindje ???? e me radhe . Na lini te jetojme nje normalitet ... Transporti urban duhet te jete per njerezit dhe me i liri kundrejt nje sherbimi cilesor se per ate paguajme dhe gjithe ato taksa ??? Fundja per cfare paguajme? Na moret frymen ... .. ju nuk ju mjaftojne kurre " Fitimet " po ky duhet te jete per popullin. Ndaj mendohuni mire ju te qeverise .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?