Teksa çmimi i naftës është rritur sërish, eksperti i ekonomisë Zef Preçi tha se në vendin tonë mungojnë politikat që inkurajojnë prodhimin dhe përpunimin e naftës. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Shtypi i ditës dhe ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu, Preci u shpreh se rezerva e rëndësishme strategjike të naftës bruto që vendi ynë disponon po shfrytëzohet nga kompanitë e huaja.
Sipas tij, mungesa e politikave të përshtatshme dhe mbështetjes me fonde buxhetore sjell varfërinë e konsumatorit.
“Mungojnë politikat që inkurajojnë prodhimin dhe përpunimin e naftës në vend. Në të njëjtën kohë u fol për riaktivizimin e minierave të qymyrit por praktikisht nuk është bërë asgjë, për më tepër që u tha se mund të eksportohej qymuri për Serbinë apo vende të tjera në rajon. Pa politika të posacme s’mund të ndrysghojë struktura e burimeve të energjisë. Sa kohë që është rritur cmimi për prodhues të energjisë, sa kohë që diskutohet për të taksuar prodhuesit e një niveli të caktuar vendas, praktikisht cmimet janë rritur në linjë dhe në konsumin e brendshëm.
Mungesa e mbështetjeve për këto politika bën që qeveria e kthen në propagandë dhe varfëron konsumatorin. Është e papranueshme që vendi ynë të gjithë sasinë e naftës e eksporton. Në këto kushte do të ishte mirë që të kishte politika. Në kushtet e krijuara, përdorimi i shumës 80 milionë euro për shtresat në nevojë dhe pensionistet është për tu përshëndetur por është shumë larg mundësive të vendit. Por rritja e çmimeve nuk kthehet më në gjendjen fillestare. Dhënia e parave cash s’mund të shmanget nga interpretimi në kontekst elektoral”, tha Preci.
Po ashtu përmendi se duhet të shfrytëzohet rezerva e sigurisë që mbron çmimin, jo të krijohet mekanizëm që sipas tij sjell qindra miliona euro të ardhura pa bërë asnjë veprim qeveria.
“Këto mekanizma nuk janë të kapitalizmit. Krijimi i një mekanizmi të tillë ka krijuar një situatë ku lobistë, biznesmenë, oligarkë janë të vendosur në krahët e qeverisë dhe kanë kontribuar për të shtuar të ardhurat e qeverisë dhe për të varfëruar qytetarët. Nuk ka pasur garantim konkurrence në tregje. Përdorimi i mekanizmave ku shteti fikson çmimin varfëron konsumatorin por nuk lejon kompanitë të nacionalizojnë shpenzimet e tyre dhe të konkurrojnë me terma real. Në vend që të shfrytëzohet rezerva e sigurisë që mbron çmimin, është krijuar ky mekanizëm që ka sjellë qindra milionë euro të ardhura suplementare pa bërë asgjë qeveria”, tha Preçi.
Një ditë më parë, Bordi i Transparencës njoftoi se nafta do të kushtojë 9 lekë më shumë, pra nga 199 lekë që ishte do të shitet me 208 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Nga 178 lekë që ishte do të shitet me 189 lekë për litër, e ndërsa gazi mbetet i pandryshuar 71 lekë/litri me pakicë.
Rama sic po Ben me fillinin e rilindhes se hekurydhave shqiptare ashtu duhet te bej dhe me burimet e naftes qe administrohenvnga shteti Duke shtuar investment.Rama NUK ka faj po jeshilltari per ehidrokarburet ka kryer krim ekonomik per kete fushe ,ku shqiptare NUK kishin nevohen per import te naftes se gjoja eshte evrende.Jo or miq eshte lobim I kompanivevqe kane monopolin e naftes se import it dhe shtetit Kori I interesojne taksat nga NAFTA qe varferon shqiptare.Zoti Preci kacshume te drejte we Rama duhet te ndryshoj rrenjesusht fushen e hidrokarbureve ne funksion te shtetit
Përgjigju