Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Korçë! Mes turmës edhe deputetët e Berishës, përplasen me policinë! Fermerët në Lushnjë bllokojnë rrugën për disa minuta

11 Mars 2022, 08:58| Përditesimi: 11 Mars 2022, 16:50

  • Share

Me moton: "Ju rrisni çmimet, ne rezistencën!" qindra studentë të Universitetit "Fan Noli" në Korçë bojkotuan mësimin dhe dolën në protestë. Nga godinat universitare marshuan përgjatë pedonales për të mbërritur para bashkisë.

Për disa minuta vështirësuan lëvizjen e kalimtarëve dhe automjeteve por me ndërhyrjen e policisë rruga u zhbllokua. Arsyeja kryesore e protestës është rritja e çmimit të biletës së autobusëve si dhe çmimet për ushqimet e shportës.

Rreth mesditës u zhvillua një tjetër protestë e thirrur në rrjetet sociale për rritjen e çmimit te naftës. Qytetarët tentuan të bllokojnë rrugën në rrethrrotullimin e terminalit të Korçës. Mes turmës u shfaqen deputetët e Berishës, Edmond Spaho dhe Sorina Koti. Madje një një moment Spaho, tenton të çajë kordonin e policisë dhe përplaset me efektivët. Më pas protestuesit marshuan drejt qendrës së qytetit.

Për të dytën ditë radhazi edhe fermerët e Myzeqesë protestuan. Përreth 30 minuta bllokuan kryqëzimin "Pushimi i shoferit" në autostradën Lushnje-Fier. Fermerët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe pesticideve që sipas tyre po rrënojnë sektorin e bujqësisë. Fermerët paralajmërojnë për protesta të vazhdueshme deri në plotësimin e kërkesave.

Në lidhje me rritjen e çmimit të naftës kreu i qeverisë Edi Rama, zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës në vend. Kryeministri tha se do të ketë një akt normativ dhe do të krijohet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit, që do të kontrollojë çmimin e naftës në vend dhe nëse dikush do të vendosë një çmim ndryshe, do të humbasë pikën e karburantit.

Prej tre ditësh qytetarët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të produkteve të shportës. Një ditë më parë thuajse e gjithë Shqipëria u ngrit në protestë paqësore pikërisht duke kërkuar nga qeveria uljen e çmimeve që po e bëjnë jetesën e qytetarëve të papërballueshme.

Ora 14:06
Tensione në protestën në Korçë, deputeti Edmond Spaho përplaset me policinë (VIDEO)

Rreth mesditës u zhvillua një tjetër protestë e thirrur në rrjetet sociale për rritjen e çmimit te naftës. Qytetarët tentuan të bllokojnë rrugën në rrethrrotullimin e terminalit të Korçës. Mes protestave të Korçë është edhe deputeti Edmond Spaho, i cili është përplasur me policinë. teksa ata po tentonin të bllokonin rrugën nuk janë lejuar nga kordoni i policisë ku ka pasur tensione mes Spahos dhe tyre, por edhe me qytetarët.

Ora 13:20
Qytetarët dhe fermerët në Korçë në protestë kundër rritjes së çmimeve

Protestojnë qytetarët korçarë për rritjen e çmimit të naftës si edhe produkteve të tjera. Protesta po zhvillohet në rrethrrotullimin e qytetit ndërsa qytetarët po tentojë të bllokojnë rrugën.

Qytetarëve i janë bashkuar edhe fermerëve të zonës të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës,rritja e shportës ushqimore,rritja e plehrave kimike etj.

"Ç'punë kemi ne me luftën në Ukrainë. Këta thjeshtë po vjedhin dhe pasurohen", tha një nga protestuesit

Ora 10:20
Rritja e çmimeve, studentët e Korçës bojkotojnë mësimin dhe marshojnë në rrugët e qytetit: Bashkohuni me ne mos rrini në kafene

Dhjetëra studentë të qytetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Ato thonë se rritja e çmimit të naftës ka sjellë edhe rritje të çmimit të biletës dhe shumë studentë që ndjekin studimet në Korçë, nuk kanë mundësi që të paguajnë tarifën e udhëtimit.

‘Po protestojmë për gjithçka! Qeverisë i thyhet zemra për Ukrainën, por për Shqipërinë dot i thyhet ndonjëherë.’- u shpreh një protestues.

‘Kemi dalë në protestë për shkak të rritjes së naftës. Duke qenë se studentët shumica vijnë nga Pogradeci e Bilishti dhe bileta është rritur. Protestojnë për uljen e çmimit, pasi studentët e kanë të pamundur që të përballojnë shpenzimet. Nuk kanë pasur mundësi as të paguajnë tarifën e transportit.’- tha një student.

Ora 09:36
Shkodranët i drejtohen Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant, mbushin bidonat plot me naftë

Rritja e menjëhershme e çmimit të karburantit në vend ka nxitur qytetarët e Shkodrës që të shkojnë në shtetin fqinj në Malin e Zi për të mbushur karburant. Çmimi 1.4 euro për litër ka bërë që dy ditët e fundit të ketë një dyndje të automjeteve në radhë drejt Malit të Zi, të cilët siç shihet nga video kanë mbushur bidonat me naftë.

Ora 09:10
VIDEO/ Protesta në Lushnjë, momenti kur fermerët çajnë kordonin policor dhe ulen këmbkryq në mes të rrugës

Këto janë pamjet që vijnë nga protesta e fermerëve në Lushnjë, të cilët po protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe të ushqimeve, teksa përplasen me policinë. Fermerët kanë çarë kordonin e policisë dhe më pas janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 11/03/2022 16:21

    Populli ne proteste ky mut shkon shtet me shtet,,,NGRIHUNI O POPULL DHE RREZOJENI kete qeveri hajdute qe po ju pi gjakun...

    Përgjigju
  • Shtet leshi: 11/03/2022 13:20

    Shikoni si filmon ai luan sharka nga ballagati spijuni I policise buz rrjepti .. ik o fshatar shko puno te liu o zhuls. Se do vij dita do I vjellesh te gjitha.

    Përgjigju
  • Aida: 11/03/2022 10:14

    Bravo. Me shume njerez duhet te dalin ne protesta.

    Përgjigju
  • Labo: 11/03/2022 09:04

    Po shyqyr qe doli njeher ly popull jam super i majt po ky laro eshte ber i padurusshem tani fillon del jo kshu jo ashtu bravo njerez nafta me eshtrenjt ne europcne vendin me te varfer europ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?