Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi thotë se politika e rritjes së çmimeve po diktohet nga shtete të fuqishme ekonomike në botë dhe nga operatorët e mëdhenj global. Eksperti i ekonomisë, i ftuar në Report Tv tha se qeveria shqiptare nuk ka në dorë që të mos lejojë rritjen e çmimeve, por duhet të fillojë që nga java e ardhshme që të fillojë zbatimin e paketës që ka parashikuar për frenimin e krizës ekonomike.
'Rritja çmimeve vjen nga shtete të fuqishme siç është Kina nga operatorë shumë të shtrenjtë global që komandojnë tregun e vajrave, e gazit, naftës, drithërave etj. Kjo politikë e rritjes së çmimeve po bëhet nga shtetet me fuqi të madhe ekonomike ose nga biznese të mëdha që janë të afta të imponojmë çmimet në treg. Në këtë kushte ne ose jemi importues të produkteve definitive të përfunduara, ose dhe kur prodhojmë shumë gjëra, lëndët e para i importojmë, siç është përpunimi i mishit, por me lëndë të parë që vjen nga jashtë. Ne ose importojmë produkte të gatshme që na vijnë nga jashtë ose lëndë të parë për të përpunuar. Këtë përcaktim të çmimeve e bëjnë fuqitë e mëdha të ekonomive botërore qofshin këto shtete apo biznese. Nuk ka në dorë qeveria shqiptare që mos të lejojë rritjen e çmimeve. Paketa duhet të fillojë javën që vjen rritja e çmimeve ka ndodhur, duhen thirrur ekspertë e ekonomisë jo militantët '- tha Zusi.
Duke ju referuar protestës së qytetarëve sot para kryeministrisë për uljen e çmimeve, Zusi tha se ajo nuk është produktive dhe se në këtë periudhë duhet që të adresojmë në mënyrë të qartë dhe reale problematikat. Sipas tij, tani nuk duhet që vendi të ketë destabilitet politik e social.
'Situata që po kalojmë është një problem ekonomik dhe do mendim ekonomik, nuk ka nevojë të bëjmë thirrje të rrëzojmë qeverinë, nuk duhet t'i shtojmë një destabilitet politik dhe sociale.'-tha Zusi.
Për ekspertin e ekonomisë, Alban Zusin, zgjidhja e situatës vjen fillimisht duke identifikuar produktet me vlerën më të lartë që vijnë nga importi dhe që mund të prodhohen në vend. Sipas Zusit nëse punohet me një program të qartë për të zëvendësuar importet me prodhimin vendas, ne hapim vende të reja puna, rrisim rrogat dhe shtojmë eksportet.
'Duhet të identifikoje cilat janë produktet me vlerë të lartë që vijnë nga importi dhe mund të prodhohen në vend. Problemi social shtresave në nevojë duhet të zgjidhjet javën që vjen sepse çmimet janë rritur tashmë. Duhet të kuptojmë se ku i kemi ngërçet. Po flasim për një situatë që mund të ketë koseguenca sociale. Duhet të evitojmë motivacionin e njerëzve për të dalë në rrugë për ushqimin e përditshëm. Nëse ne punojmë me një program të qartë për të zëvendësuar importet me prodhimin vendas, ne hapim vende të reja puna, rrisim rrogat dhe shtojmë eksportet. Për energjinë elektrike vetëm rregullime ligjore nevojiten dhe mund të nisin investimet që ta prodhojmë në vend e mos të jemi të varur nga importi. Duhet të identifikohen burimet e nevojshme financiar për të mbështetur këtë transformim të ekonomisë sonë. Duhet një ndryshim i buxhetit. Jemi duke kaluar situata të jashtëzakonshme dhe na duhen masa të jashtëzakonshme, të krijohet një ministri tjetër për kapërcimin e kësaj krize ekonomike, pasi është një tërmet që rrezikon gjithë shoqërinë.'- tha Zusi.
Shteti te marre masa...te largoje menjehere bankersin..dhe nxjerrjen e naftes ta marre nje kompani shqiptare,,,hidrocentralet e medha qe jane private te shtetezohen..si ashta dhe ato ne lumin e matit...po ashtu te ndertohen parqe eolike...SEPSE kemi shume ere sidomos ne veri dhe ne lezhe...PA lene menjane dhe fotovoltaiket me diell...keto duhen bere urgjentisht..koha nuk pret,,,dhe te subvencionohet prodhimi i grurit ne vend....ndryshe na mori lumi...
PërgjigjuPo zoti zusi por ti harron qe te gjitha qeverrite shqiptare pas 1990 kane mbeshtetur jo ata qe punojne por ata qe vjedhin ne menyre qe lloji I tyre te prevaloje dhe kur skane me cfare te vjedhin do fusin doren ne xhepin e atyre qe punojne. Anija shqiperi po mbytet. Braktisni anijen te mbushur me kusare, batakcinj, mashtrusa, sekser,gangster,trafikant,vrases,. I hidhur por ky eshte realiteti shqipetar
Përgjigju