Ekonomi

Rritja e çmimit të energjisë, eksperti i ekonomisë në '5 pyetjet': S'ka logjikë, burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në ato hidrike, jo nga ekonomia botërore! Kriza e shkaktuar nga keqmenaxhimi

4 Tetor 2021, 22:53| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 07:01

  • Share

Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, nuk ka argument logjik financiar për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Preçi tha se ne varemi nga 'Perëndia', pra nga sasia e reshjeve që bien dhe jo nga ekonomia botërore, për shkak se burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike.

"Është një moment i rëndësishëm sa i përket efektit botëror. Te ekonomia shqiptare,nuk është  e lidhur me atë botërore, burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike, pra ne varemi nga Perëndia nga reshjet jo nga ekonomia botërore. Nuk mund të flasim nëpër një krizë apokaliptike që do çonte në rritje çmimi. Në shumicën dërrmuese të kilovatoreve që harxhohen në Shqipëri, diku te 8.5 miliard në vit, janë prodhimi i vendit dhe ky kanal i transmetimit të krizës, energjia që importohet, është i lidhur më shumë me faktorët rrethanorë, jo ndikim i drejtpërdrejtë i krizës. Jemi akoma në një fazë papërsosmërie, por nuk duhen përdorur si shkak për të rritur çmimin. Shqetësim është koha kur ndërmerren, viti i parë i mandatit, me qëllimin që të amortizohen me vitet në vijim. Nuk shoh arsye, argument logjik financiar për të rritur çmimin", tha ai.

Sipas ekspertit, kjo krizë është shkaktuar nga keqmenaxhimi i energjitikës dhe nga reformat e dështuara. Ai thekson se gjendja financiare e shpërndarjes dhe prodhimit të energjisë elektrike është shqetësuese, që sipas ekspertit janë thuajse të falimentuara.

"Pjesën më të madhe e ka problemi i keqmenaxhimit të energjetikës, më kryesore ngadalësia në rritjen e parametrave, pakësimit të shpenzimeve joprodhuese. Ka patur shpenzime luksi në degët e shpërndarjes së energjisë. Ka problematika me investimet e kryera, moskrijimi i tregut, mos integrimi i hidrocentraleve të vogla. Ka dhe probleme të mbartura që lidhen me eficiencës. Ngadalësia dhe dështimet në reforma kanë sjellë këtë situatë ku gjendja financiare e shpërndarjes dhe prodhimit është shqetësuese. Pritet të ketë një vendimmarrje të entit rregullator të energjisë për të penalizuar konsumatorin, atë që paguan dhe që është i rregullt me ligjin. Kriza botërore është kalimtare, problemet e menaxhimit të prodhimit dhe shpërndarjes, janë thuajse të falimentuara, kanë fitime fiktive, por jo reale nga aktiviteti. Edhe kur ka kriza botërore, efekte ne vendin tonë nuk vij në menjëherë, duhen të paktën 6 muaj, kohë e mjaftueshme për qeverinë për të ndërmarrë masa", u shpreh Preçi.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë një rritje të çmimit të energjisë elektrike deri 6 muajt e parë të 2022, teksa tha se me një krizë të tillë po përballet e gjithë bota. Kryeministri nuk cilësoi se sa do të jetë rritja e çmimit dhe as se kur do të fillojë të aplikohet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albfire: 05/10/2021 03:03

    Disa fakte te cilat besoj jane ne kundershtim me argumentet e Z. Preci. 1) Shqiperia, persa i perket energjise elektrike, gjate veres importon energji. Nese ne tregun rrajonal kjo energji vjen nga burime fosile, atehere rrjedhimisht edhe tregu rajonal do ofroje nje cmim me te larte. 2) Transporti i mallrave dhe tregetia jane shume te lidhura me energjine fosile, e cila nenkupton se cmimet e shume produkteve mund te ndikohen negativisht. Pavarsisht energjise tone hidrike, mallrat nuk i levizim dot me to. Mbase po te fillojme te perdorim rrymat e lumenjeve per levizje me trap. 3) mos diversifikimi i burimeve energjitike, rrit si pasoje edhe aftesine e nje vendi per te minimizuar goditjet e ndryshme ne sektorin energjitik. Per shembull, rritja e cmimit te Gazit natyror mund te detyroje njerezit te ngrohen me elekticitet gjate dimrit, si rrjedhoje rritet pesha ne sistemin elektrik dhe mbase nevoja per te importuar me shume energji. Mungesa e nje burimi sjell kerkese te rritur te nje burimi tjeter, ne nje treg ku hidrocentralet nuk ngrihen brenda muajit, oferta nuk do e perballoje dot kerkesen dhe kjo sjell rritje te cmimit. Domethene, ka shume arsye pse mund te ndikohet Shqiperia. Une bie dakort me ate qe tha Z. Malaj, se kryeministri nuk duhet te perhapi panik por te thuhet se ne jemi nje ishull ne kete bote globale dhe nuk afektohemi nga kjo krize, me duket e pa bazuar ne argumente te qendrueshme.

    Përgjigju
    • Llazi: 05/10/2021 04:22

      Çmimi I naftës nuk varet nga Rusia dhe nuk është rritur nga vendet e Opekut dhe nuk parashikohet. Po kështu gazi merret nga Franca Italia etj nga Algjeria Tunizia Libia. Nuk krizë është problem I Gjermanisë e dusa vendeve. Para disa vitesh çmimi I naftës krudo shkoi 90$ dhe nuk pati krizë siç thotë ky kryeministri I ardhur nga jashtë në këshilltar personal.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?