Foto ilustruese

Rritja e çmimit të energjisë mbi fashën 800kwh, ERE njofton mbledhjen e bordit ditën e nesërme

6 Tetor 2022, 17:17| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 17:19

  • Share

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar për mbledhjen e bordit ditën e nesërme ku do të diskutohet pikërisht për rritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën 800kËh. Sipas njoftimit, mbledhja do të nisë në orën 14:00 ku pritet një ndryshim mbi vendimin e disa ditëve më parë ku ERE miratoi çmimin 42 lekë/kËh për konsumin e mbi 800kËh për abonentët familjarë. Nuk dihet ende se çfarë ndryshimi pritet të ndërmerret nga ana e ERE-s për këtë vendim.

'MBLEDHJA Nr. 44,

Datë 07.10.2022, ora 14:00

 e Bordit të ERE-s

Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:

Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kËh për konsumin mbi 800 kËh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”'- thuhet nw njoftim.

Kujtojmë se vendimi i qeverisë për fashën 800 kwh u miratua nga ERE më 23 shtator. Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat vetëm një javë pas miratimit nga Enti Rregullator i Energjisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?