Rritja e çmimit të karburantit shkakton protesta në Kazakistan! Vriten 8 policë dhe plagosen qindra qytetarë! Qeveria jep dorëheqjen (FOTO+VIDEO)

5 Janar 2022, 22:06| Përditesimi: 5 Janar 2022, 22:20

  • Share

Tetë policë kanë vdekur ndërsa qindra persona të tjerë janë plagosur nga protestat që kanë shpërthyer në Kazakistan. Mësohet se protestat kanë nisur fillimisht për shkak të rritjes së çmimit të karburantit ndërsa kanë përshkallëzuar në orët e fundit.

Në kryeqytetin e Kazakistanit, në Nursultan është shpallur gjendja e emergjencës ndërsa protestuesit vijojnë të sulmojnë dhe të djegin ndërtesat shtetërore.

Në tre qytete, zyrtarët e administratës lokale u sulmuan, ndërtesat u dëmtuan dhe “u përdorën gurë, shkopinj, gaz dhe molotov”, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.

Foto nga protesta

Një gazetar në Almaty tha për CNN se po ndërpritet interneti dhe dritat janë të fikura në ndërtesat pranë rezidencës së Presidentit dhe zyrës së kryetarit.

Tokayev e shkarkoi atë nga posti i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën, ndërsa kabineti i tij gjithashtu dha dorëheqje.

Disa raportime që cituan Ministrinë e Brendshme të Kazakistanit thanë se policia dhe trupat e gardës kombëtare u vranë dhe u plagosën në disa rajone të martën dhe të mërkurën gjatë trazirave më të rënda të Kazakistanit në më shumë se një dekadë.

Protestuesit morën kontrollin e aeroportit në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, tha për Reuters një burim i njohur me çështjen. Të gjitha fluturimet nga Almaty janë anuluar.

Komento

Komente

  • Rimi E88: 06/01/2022 08:56

    Qenka populli njelloj si ne Shqiperi sta pertoka.Hahahahahahaha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?