Rritja e çmimit të maska mbrojtëse, Drejtoria e Tatimeve kontrolle në terren: U konstatuan shkelje në 30 % të rasteve

1 Mars 2020, 11:47| Përditesimi: 1 Mars 2020, 11:50

  • Share

Prania e koronavirusit në Itali rriti panikun në vendin tonë duke bërë që shqiptarët  t'i drejtohen farmacive për maska mbrojtëse dhe dezinfektues. Kjo solli një mungesë të tyre në treg, dhe se ato pak që gjendeshin pësuan një ngritje të konsiderueshme në çmim. Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të maskave mbrojtëse por dhe disa produkteve të tjera farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nisi kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ku në rreth 30 % të rasteve u konstatuan shkelje nga ana e tyre.

Gjatë monitorimit në terren që u zhvilluan më 28 dhe 29 shkurt nga strukturat e hetimit tatimor u kryen në total 98 verifikime, nga ku u konstatuan 25 shkelje, konkretisht:

-8 mallra pa faturë tatimore;

-4 raste për moslëshim kuponi tatimor;

-2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël;

-1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh;

-2 raste për referim hetimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se kontrollet dhe monitorimi në terren do të vijojë dhe në ditët në vazhdim, duke cilësuar se do të jetë gjithmonë në krah të biznesit të ndershëm duke treguar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?