Pas shtrenjtimit të çmimit të miellit e bukës pothuajse në të gjithë vendin, Autoriteti i Konkurrences ka nxjerrë ne terren inspektorët për të verifikuar informacionet e marra. Pas monitorimit të tregut do të vendoset nëse do ketë apo jo hetim për kompanitë e miellit dhe furrat.
Prej ditësh furrat po e shesin bukën me çmim deri në 10% më të lartë. Në vëzhgimin e realizuar nga gazetarja Eliza Gjediku u vu re se qtetarët po e blejnë bukën me 10 deri në 20 lekë më shumë se javën e kaluar, duke shkuar deri në 90 lekë një bukë, në varësi edhe të peshës dhe llojit të bukës.
Nga ana tjetër shoqata e Prodhuesve të Bukës, thotë se rritja e çmimit të bukës është reflektuar si pasojë e shtrenjtimit të miellit në treg, dhe i produkteve të tjera, si vaj apo margarina. Kurse Adi Haxhiymeri, nga Shoqata e industrisë së përpunimit të miellit thotë se rritje e çmimit do të vijojë edhe në javët në vijim dhe mund të arrij deri në 20%. Sipas tij shtrenjtimi i miellit ka ardhur si pasojë e luhatjeve në bursën ndërkombëtare, pasi është ulur prodhimi i grurit me 20 milionë ton më pak, nga të cilat 15 milionë ton më pak i ka Rusia nga ku edhe furnizohemi. Përpos miellit dhe çmimit të bukës, operatorët e tregut paralajmërojnë një rritje të shpejtë të çmimit të makaronave.
Sikur të mos mjaftonte goditja që solli pandemia, rritja e çmimeve do të rëndojë edhe më shumë xhepat e qytetarëve.
Ne lidhje me cmimin e bukes, eshte e drejte qe ka reagim sepse nje pjese e mire jeton me te ardhura te pakta . Cmimi i grurit eshte ngritur shume keto dy muaj , eshte ngritur rrth 40-50 usd / ton . Ne keto raste hyn qeveria ne loje , heq taksat ( tvsh ) deri sa te kete stabilizim te cmimit . Per kete mund te marrim shembullin e Turqise , ka hequr taksat fare per grurin . Ne kte forme eshte e mundur ruajtja e stabilitetit te cmimeve .
Përgjigju/MONDI/,cunat duan te mbjellin kanabis,jo grure.Me grure del i fituar dhe bile fiton mire,por nuk merr dot Ferrari,shampanje Kristal,gjerdane ari me diamante,nuk ben dot foto me puro ne goje,e me tufa dollaresh perpara nga ndonje jaht,nuk ben dot jete qejfi ne Dubai,nuk t'a varin as cingihet e Tallavase,nuk provon dot as prangat e policisi si te rine per mase,nuk ngroh dot as krevatin e qelise se burgut po te denuan,nuk ke fatin te provosh as plumbin e bandes rivale po te kapi,keshtu qe, cunave u pelqen kanabisi,me shume se gruri.Gruri eshte per katundaret e thjeshte t'a mbjellin fushave te fshatit,jo per cunat sypatrembur te parcelave me kanabis te fshehura brenda serave,pyjeve e dhomave ne shtepi.
PërgjigjuHahahaha! Në kapitalizëm nuk ka rregullim çmimesh prandaj në kundërpërgjigje njerëzit duhet të konsumojnë më pak bukë që bukëpjekësit të ulin çmimin e mallit të pashitur!! Ju bën mirë edhe për shëndetin e zemrës!!
Përgjigjueshte vetem kerkese - oferte, asgje tjeter, eshte rritur cmimi i grurit ne burse, dhe rjedhimisht do rritet dhe i bukes, kush kultivoi grure sivjet ka dale i fituar nqs nuk e ka shitur akoma, autoriteti nuk mund te ule cmimin e mjellit me urdher apo me vendime.
PërgjigjuAutoriteti i konkurrences ne Shqiperi eshte nje deshtim shume i madh i paguar nga taksat tona si qytetar taksapagues.Si sjy vjen turp qe paguhen pa e merituar.Ky autoritet qelbesirash duhet te na demshperblej per cdo gje si nga ofertat e telefonise hajdute.cmimi i naftes.cmimi i ujit.dritat dhe cdo gje qe ka konsum.Merrni edhe nga nje rroge shtese edhe makinat e reja me qera.edhe karburantin e keni te paguar.rrini edhe si bosa e si zonja se pune te mire beni duke na rrjepur te gjalle.A ka zot tju bjere ju edhe ketyre ne qeveri qe lejojne te abuzohet me xhepat e familjareve.AUTORITET I PESHTIRE.
Përgjigju