Partia e Lirisë ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës. Ndonëse është sqaruar se vjen pas zhvillimeve në tregjet globale, ku karburantet u shtrenjtuan pas vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi shkruan se është zhvatje nga Edi Rama dhe oligarkët që sipas tij vjedhin pa mëshirë.
Ndër të tjera bën një krahasim të pagës minimale duke thënë se Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë të naftës në krahasim me shtetet që kanë pagën minimale më të lartë në të gjithë Europën.
Postimi i plotë
Bordi Hajdut vendosi të rritë përsëri çmimin e naftës në 245 lekë/litër.
Shqipëria, vendi më i varfër i kontinentit, ka aktualisht çmimin më të shtrenjtë krahasuar me pesë shtetet që kanë pagën minimale më të lartë në të gjithë Europën.
Kjo është zhvatje, asgjë tjetër!
Sa herë të ndaleni në çdo pikë karburanti, aty ju pret Edi Rama me të gjithë oligarkët e tij të naftës, që futin duart në xhepin tuaj për t'ju vjedhur pa mëshirë!
KRAHASIMI FLET QARTË:
SHQIPËRI
Paga minimale 291 euro/muaj
Çmimi i naftës 2.1 euro/litër
LUKSEMBURG
- Paga minimale 2,202 euro/muaj
- Çmimi i naftës 1,83 euro/litër
GJERMANI
- Paga minimale 1,976 euro/muaj
- Çmimi i naftës 2,0 euro/litër
IRLANDË
- Paga minimale 1,775 euro/muaj
- Çmimi i naftës 1,87 euro/litër
HOLLANDË
- Paga minimale 1,701 euro/muaj
- Çmimi i naftës 1,94 euro/litër
FRANCË
- Paga minimale 1,645 euro/muaj
- Çmimi i naftës 1,69 euro/litër
Lajmi kryesor: