TIRANË- Rritja e çmimit të naftës brenda më pak se 5 ditëve, ka filluar të sjellë edhe pasojat e para në vendin tonë. Transporti urban në kryeqytet ka shkurtuar numrin e autobusëve që nxjerr çdo ditë në qarkullim, duke bërë që dhjetëra qytetarët të presin për minuta të tëra në stacion, teksa sot Shoqata e transportit ka prezantuar një kërkesë të re ku thotë se duhet të rritet çmimi i biletës në 80 lekë. Kjo sipas tyre ka ardhur pasi nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga autoritetet përgjegjëse. Ato theksojnë se nëse çmimi i biletës nuk rritet, atëherë falimentimi i transportit urban do të ndodh brenda 3-4 ditëve.
"Rritja e çmimit të biletës, çdo çmim tjetër është rritur, çmimi për të të përballuar këtë krizë është llogaritur diku te 80 lekë për biletë 1- përdorimësh nëse vazhdojmë kështu kapitullimi i transportit do të jetë për 3-4 ditë maksimalisht", thanë përfaqësues të Shoqatës së Transporteve.
Report Tv sjell pamjet nga disa prej stacioneve në Tiranë, më konkretisht në zonën e Tufinës, te Kthesa e Kamzës apo në Kinostudio, ku pamjet flasin vetë. Qytetarët janë detyruar që të shkojnë në punë sot vonë për shkak të autobusëve që nuk kanë ardhur në orar, për të cilët nuk ka pasur më herët një njoftim nga ana e kompanive se do të merrnin këtë vendim.
Më herët, Shoqata e Transportit ka 'kërcënuar' se nëse nuk do i plotësohen kërkesat e tyre (rimbursimi i TVSH dhe i kategorive me aftësi të kufizuar, heqja e akcizës 37 lekë/litër dhe heqja e taksës së qarkullimit në karburant), do të pezullonin punën në 1 mars, por kur kjo nuk ndodhi, kanë marrë një tjetër vendim që ka ndikuar në përditshmërinë e qytetarëve, duke ulur numrin e autobusëve dhe kërkuar rritjen e biletës.
Transporti Urban në kryeqytet në një gangrenë për qytetarët që vijon prej kohës. Duhet thënë, se edhe kur kanë funksionuar me kapacitet të plotë, oraret nuk janë respektuar, autobusët kanë qenë të mbipopulluar dhe shërbimi nuk është cilësor. Në tetor të 2021, Shoqata doli me një tjetër kërcënim, ku u arrit një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës ku u vendos 1 mln euro subvencione cash, rimbushim të TVSH dhe akcizës së naftës, por me kushtin e vetëm që paratë do të shpërndaheshin vetëm nëse pajiseshin me GPS. Kur kanë kaluar 4 muaj, qytetarët po vuajnë sërish të njëjtat probleme.
Qytetarët në një prej stacioneve të autobusëve në Tiranë
Shoqata e transportit ka prezantuar një kërkesë të re ku thotë se duhet të rritet çmimi i biletës në 80 lekë, pasi sipas kjo është e vetmja zgjidhje për të shmangur falimentimin.
"Operatorët nuk janë në gjendje të operojnë me 100% të kapacitet, secili operator ka vendosur të me 20, 30, 70% të kapacitetit, edhe nafta është rritur, asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar, nëse vazhdojmë kështu kapitullimi i transportit do të jetë për 3-4 ditë maksimalisht. Edhe hekurudha shqiptare ndërpreu shërbimin për shkak të rritjes së çmimit të naftës, ne konkretizuam pikat që na duhet që të shpëtojmë nga kjo krizë, rritja e çmimit të biletës, çdo çmim tjetër është rritur, çmimi për të të përballuar këtë krizë është llogaritur diku te 80 lekë për biletë një përdorimshsme, kur ka qenë Rama dhe Basha në krye të bashkisë çmimi ishte përllogaritur në 50%", tha përfaqësuesi i Shoqatës së Transporteve.
Një tjetër përfaqësues tha se kërkesa për rritjen e çmimit ka ardhur si pasojë e mungesës së një ndihme konkrete nga ana e autoriteteve përgjegjëse.
"Rritja vjen në vijim të mungesës së plotë nga organet përgjegjëse të një ndihme konkrete, nuk e kishim kërkuar rritjen e çmimit të biletës, por kjo është zgjidhja për shmangur falimentimin, nëse çmimi nuk do rritet do të shkojmë drejt mbylljes totale të shërbimit", tha përfaqësuesi.
Shërbimi hekurudhor ndërpret shërbimin, shkak është bërë mungesa e karburantit. Shërbimi është ndërprerë që prej ditës së djeshme teksa nuk dihet se kur do të rinisë puna.
"Për shkak të mungesës së karburantit, funksionimi hekurudhor është ndërprerë nga data 7.3.2022", thuhet në njoftim.
Me ritjen e cmimit ne vleren qe kerkohet sigurisht qe njerzit qe do te udhetojne do te jene shum te paket sepse nuk perballohet nga te ardhurat qe marin.
PërgjigjuNe fakt duhet rritur numri i autobuseve, qe te ulet trafiku. Me rritjen e cmimit te karburanteve dhe shtimin e autobuseve, me pak makina do jene ne rruge. Bashkia duhet ti shtrengoje keta te babeziturit e linjave te autobuseve. Heqja e licenses se ndonjerit e permireson sherbimin.
PërgjigjuShqiptarit kur i ngren cmimin e biletes bejn namin u ngrit cmimi, kur ulin numrin e urbaneve qe te mos ngrejn cmimin e biletes thon "vezhgimi nga Media". Kjo pun eshte fiks (Hip se te vrava, zbrit se te vrava).
Përgjigju