Rritja e çmimit të ujit, opozita përplaset me Llatjan: E çojmë në SPAK! Kryebashkiaku: Familjeve në nevojë ia paguan shteti

3 Korrik, 18:24| Përditesimi: 3 Korrik, 18:30

  • Share

Rritja e tarifës së ujit të pijshëm, vijon të krijojë debate dhe përplasje në Këshillin Bashkiak në Elbasan. Ndonëse mbledhja e radhës u zhvillua në një ambient privat për të shmangur grumbullimet e qytetarëve, sërish përplasje pati ndërsa konfliktet dhe ngritja e toneve ishte e pashmangshme.

As propozimi për të mbajtur një minutë heshtje për kolosin e letërsisë shqiptare Ismail Kadare, por dhe për kryebashkiakun me jetëgjatë të Elbasanit Qazim Sejdini i cili u nda nga jeta javë më parë, nuk e qetësuan situatën.

Edhe një herë tjetër opozita i mëshoi faktit se në mbledhjen e para një muaji mazhoranca nuk plotësoi kuorumin për t’i hapur rrugë vendimit të rritjes së tarifave për qytetarët në masën 40%. Për këtë shkelje thonë se do të shkojnë deri në SPAK.

E ndërsa këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen, kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja e konsideroi pamje të shëmtuar sjelljen e të djathtëve tha se vendimi për të rritur çmimin  e ujit nuk prek 4000 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Propozimin për të rritur çmimin e ujit të pijshëm e ka kryer Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, ndërsa në fund do të jetë Enti Rregullator i Ujit që do të vendosë nëse do të rritet për konsumatorët familjarë dhe  biznesin.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?