Kinë

Rritja e infektimeve me koronavirus, Britania e Madhe pritet të mbyllë kufijtë, ministri i Mbrojtjes: i frikësohemi mutacionit të virusit

29 Dhjetor 2022, 16:07| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 16:11

  • Share

Britania e madhe mund të mbyllë kufijtë me Kinën për shkak të rritjes së infektimeve me koronavirus dhe frikës së mundësisë së një mutacioni të mundshëm të këtij virusi. Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se duke shqyrtuar situatën e deritanishme, do të merret një vendim përfundimtar në ditët në vijim. Vendimet do të merren bazuar në këshillat e ekspertëve të shëndetësië, por sipas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes situata duket alarmante dhe populli i është frikësuar një përhapje tjetër të Civid-19.

Situata e koronavirusit në Kinë si dhe vendimi i tyre për të lehtësuar masat kufizuese për udhëtimet, duket se ka shkaktuar shqetësim në Britaninë e Madhe dhe në shumë vende të tjera në botë, ku ditën e djeshme dy fluturime me udhëtarë nga Kina që shkonin drejt Italisë patën të njëjtin problem pasi udhëtarët ishin të infektuar me covid-19 pas analizave të bërë nga ekspertët e shëndetit mjekësor të Italisë.

Sipas Daily Mail, nga autoritetet britanike ka pasur paralajmërime se rritja e infektimeve në Kinë, mund të shkaktojë mutacione të koronavirusit.

 Situata ka filluar të përkeqësohet pas heqjes së politikës së Kinës “Zero Covid”. Kujtojmë, që më parë Kina kishte rregulla shumë të forta përsa i përket parandalimit të virusit, me pika të shumta kontrolli në gjithë vendin e madje në shumë rastë është përdorur edhe dhunë nga policia për ata të infektuar që largoheshin nga shtëpia. Sot, Kina i ka hequr pikat e kontrollit, testimet e detyrueshme e madje edhe karantinimin e detyrueshëm për udhëtarët që shkojnë drejt Kinës. Kina njoftoi para disa ditësh se duke filluar që nga tetë janari, të gjithë udhëtarët dhe turistët që do vizitojnë Kinën nuk do jenë të detyruar të karantinohen në kushte shtëpie.

Ky vendim ka sjell përkeqësimin e gjendjes, ku sipas raportimeve të mediave të huaja, numri i rasteve të infektimeve me koronavirus apo i vdekjeve nga ana e qeverisë është shumë herë më i ulët nga infektimet reale. Sky news raportoi ditën e djeshme deklaratat anonime të tre mjekëve, të cilët thanë se situata është alarmante, madje edhe më keq se më parë pasi  nuk ka shtretër për të gjithë të infektuarit dhe personat e moshuara është vështirë të mjekohen. Ata thanë gjithashtu edhe që shumë mjek janë infektuar dhe ka mungesë në staf. PËrsa i përket vdekjeve zyrtare nga Covid-19, mjekët thanë se shifrat janë shumë herëë më të larta në realitet, por mjekët ndihen nën presion për t’i deklaruar.

Sidoqoftë, profesori Paul Hunter, një epidemiolog në Universitetin e Anglisë Lindore, tha se kontrollet kufitare në përgjithësi funksiononin vetëm për sëmundjet që nuk po përhapeshin tashmë në MB.

“Kontrollet e vendosura në një vend tjetër nuk funksionojnë kurrë, sepse nëse një infeksion do të përhapet ndërkombëtarisht, ai do të përhapet në shumë vende dhe do të anashkalojë kontrollet e njëanshme,” tha ai.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?