Vetëm dy javë pas hapjes së dyqaneve, Greqia njoftoi mbylljen sërish të tyre duke filluar nga dita e nesërme. Gjithashtu qeveria greke ka shtyrë pa afat planet për rihapjen e shkollave të mesme pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
“Përhapja horizontale e infektimeve në zonat më të populluara në këtë shtet përbën shqetësim”, ka thënë Vana Papaevangelou, anëtare e komitetit të ekspertëve që këshillojnë qeverinë, në një konferencë për media të premten. “Ne nuk duam të përballemi me rritje të madhe të infektimeve dhe me ndikimin që do ta kishte kjo gjë në sistemin tonë publik shëndetësor”.
Ajo ka thënë se vëmendja e epidemiologëve është bartur nga veriu i Greqisë në qendrës të Athinës, “ku ka rritje të qartë të rasteve të infektimit në shumicën e lagjeve”.
Më 18 janar të këtij viti, Greqia mori vendim për lehtësim të masave të izolimit të dytë. Dyqanet, parukeritë, shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve janë rihapur, derisa autoritetet patën thënë se shkollat e mesme do të hapen më 1 shkurt.
Mirëpo sipas kufizimeve të reja, të bëra të ditura të premten, dyqanet në zonat me infektim të lartë do të mbyllen sërish, ndonëse konsumatorët do të mund të marrin porositë e bëra online apo përmes telefonit.
Shkollat e mesme do të vazhdojnë mësimin nga shtëpitë.Kufizimet e reja është thënë se do të zbatohen të paktën deri më 8 shkurt.
Më 29 janar, autoritetet greke kanë raportuar për 941 raste të reja me koronavirus dhe 22 v ik ti ma. Zëvendësministri grek për Mbrojtje Civile, Nikos Hardalias, ka thënë se situata “është e brishtë” dhe nuk duhet të ketë vetëkënaqësi.