Qeveria ka shprehur ambicien që pagën mesatare ta çojnë brenda harkun kohor të një viti në 900 euro, ndërsa për disa kategori e ka rritur që këtë muaj. Por, si shihet kjo lëvizje në syrin e ekspertëve të ekonomisë? Olti Rrumbullaku i ftuar në Report Tv tha se reforma e pagave ishte e nevojshme. Të njëjtin mendim ndan edhe eksperti Pano Soko, i cili thotë se rritja e pagave është një lajm i mirë dhe do të zbusë sado pak efektin e inflacionit, por ai ka rezerva.
I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Soko tha se kjo rritja e pagave është bërë për efekt elektoral. Sipas tij, kjo lëvizje nuk ishte e menduar gjatë, pasi do duhej të ishte diskutuar në projektbuxhetin e vitit 2023. Soko tha se me rritjen e pagave i lindin dyshime që mund të ketë ndryshim taksash pasi do të jetë e nevojshme shtimi i të ardhurave.
“Lajm i mirë. Çdo lek që ikën nga koncesionet dhe shkon të pagat është lajm i mirë. Para tre muajsh kemi miratuar në parlamente buxheti i vitit 2023, s’ka qenë e parashikuar. Fakti që erdhi dy muaj para zgjedhjeve, i jep ngjyrën elektorale, për efekt elektoral. Nëse do ishte lëvizje e studiuar, duke qenë se parametrat s’kanë ndryshuar që nga dhjetori e deri më tani. Kemi një lëvizje të mirë, me efekte të mira, por që në fakt është bërë me efekte elektorale. Në nivel afatgjatë duhet të rregullohet pjesa e të ardhurave. Do i heqësh një programi të caktuar, por në periudhë afat gjatë ku do i gjesh lekët. Ministrja mua më bëri të mendoj se do ketë ndryshim taksash që të këtë shtim të ardhurash”, tha Soko në Report Tv.
Por, për ekonomistin Olsi Rrumbullaku kjo është një lëvizje e menduar, pasi plani është ndarë në dy faza. Ai theksoi se do të nxitet edhe biznesi privat që të rrisë pagat për punonjësit.
"Ishte surprizë, por politika ka qenë aty mbrapa, kandidate për tu përfshirë buxhet. Duke pasur parasysh përmasën e ndryshimit, një pjesë këtë vit, pjesën tjetër vitin tjetër, riaplikimi i pagave në nivele të reja. Jemi tashmë në një situatë inflacioni, kjo rritje pagash e tejkalon këtë inflacion të akumuluar dhe më parë. E domosdoshme si politikë thelbësore për ekonominë, pavarësisht pasojave që mund të ketë, është kjo rritje pagash. Do sjellë ndikime edhe në rritjen e pagave të sektorit privat. Qeveria nuk e detyron, por i jep në këtë rast orientimin. Dhe vetë punonjësit do kërkojnë më shumë paga", tha ai.
Eksperti Soko, thotë se kjo s’do të ndikojë shumë tek bizneset, pasi gjatë pandemisë atyre qeveria nuk i bëri lehtësira, por i la që ta përballonin vetë inflacionin. Sipas Sokos, rritja e pagave është një shenjë që s’do të kemi më ulje çmimesh, por do të mbeten në të njëjtin nivel që janë tani.
"Është e pamjaftueshme. Sot rritja e pagave në sektorin privat, nuk është se nuk ka nxitje, problemi është se inflacioni u la të përballohej drejtpërdrejtë nga biznesi, nuk patën reduktim të taksave të konsumit, rishikim të mallrave naftë, benzinë, gaz. Kjo që po ndodh tani është një lehtësi që iu krijohet këtyre familjeve për të përballuar inflacionin. Me këto lëvizje ne kemi ngurtësuar këto nivele çmimesh dhe s’kemi më kthim mbrapa", u shpreh Soko.
Sipas kryeministrit Edi Rama, paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Këtë muaj u rrit paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.
Degjova dy ekonomiste si Soko dhe Rrumbullaku,i pari lavferon qeverine pwr rritjen e oagave por si gjithmone i jep ngjyre militanti rezultatit.Soko thote se kjo rritje do ndikoj negativisht tek bisneset duke rritur taksen.Jo ! Ja dy rruge qe jane rritja ekonomike si dhe marzhi u futimit te bisnesit privat.Eshte ekonomi tregu ku tregu vendis vaxhdimin ose falimentimin e bisnesit.Shteti mbahet me tajsa dhe te gjithe duhet te paguajne sipas madhesise se fitimit.Kerkojne pubetir dhe einia nuk kwnaqet me jeqoerdorimin e bisneseve dhe shkon ne emigracion.Si i jerkohet te ulen taksay qe te kemi mbarevajthe bisnesi.Kjo eshte komije!Nuk ke jellqe ose kerkon vetem te fitosh oa u taksuar mbyll bisnesin se e hap thetri qe eshte korrwkt dhe me shtetin ashtu dhe me punen njesin
Përgjigju