Rritja e pagës minimale, biznesi: Duhet të ishte konsultuar, shtohen kostot për privatin! Prençe: Të miratohen lehtësi fiskale

24 Shtator 2020, 15:28| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 15:23

  • Share

TIRANË- Rritja e pagës minimale me 4 mijë lekë siç u njoftua nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, nuk është mirëpritur nga të gjithë. Bizneset private kryesisht fasoneritë të cilat janë të detyruar ta zbatojnë menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit, e konsiderojnë hapin të pa-konsultuar dhe që iu rrit kostot.

“Duhet në radhë të parë të bashkëbisedojë me grupet e interesit dhe sidomos me sektorin tonë pasi kjo rritje e pagës bazë d të shtojë me 15.4% kostot për sektorin tonë. Kjo krizë në momentin e krizës që ndodhemi, të krizës për likuiditet, me kontrata të mbyllura të pa firmosura nga klientët tanë do të vendoste akoma më në vështirësi sektorin tonë. Duhet të shoqërohet me lehtësim fiskal nga ana e qeverisë, me ndihma financiare me kredi dhe grante për të na bërë të mundur që të shtojmë pagën minimale. Kështu na ndihmon të minimizojmë kostot”, shprehet Prençe.

Kreu i ProEksport Albania  Edvin Prençe thotë për se punonjësit e këtij sektori i kanë pagat më të larta se ky nivel, por problem janë fillestarët.

“Problemi më i madh janë punonjësit e ri që do të punësojmë dhe që i formojmë vetë, dhe duhet një periudhë kohore pak a shumë 5-6 muaj që një person të jetë i aftë që të japi prodhimin dhe sasinë e cilësinë e duhur, ajo është për ne barra, pasi për punëmarrësit që kemi në punë ato i kanë pagat më të larta”, thotë kreu i ProEksport Albania.

Nga ana tjetër Qendra e Eksporteve Shqiptare thotë se parimisht janë dakord pasi vendimi ndihmon punonjësit por nga ana tjetër rrit kostot për privatin, dhe në këtë pikë duhet ndërhyrë dhe duhen të mbështeten. Në të njëjtin qëndrim është edhe Shoqata e Biznesit të Vogël. Të pyetur nga Report TV ata thonë se kostot e privatit rriten me 1 mijë lekë të reja kontribute shtesë, përpos 4 mijë lekëshit. Sipas tyre në gjendjen aktuale ku ndodhet sipërmarrja duhet të ndërmerren hapa për lehtësi fiskale. Aktualisht me pagën 26 mijë lekë kontributet shoqërore dhe shëndetësore arrijnë rreth 7 mijë e 300 lekë. Ndërsa më pagën e rritur 30 mijë lekë kontributet arrijnë në 8 mije e 400 lekë. Në total zëri i kontributeve pritet të rritet me 1.3 mld lekë më pas hyrjes në fuqi të pagës së re.

Pas ardhjes në pushtet qeveria e rriti pagën minimale në vitin 2016 nga 22 mijë lekë që ishte lënë nga PD e çoi në 24 mijë lekë dhe për herë të fundit është rritur në fund të 2018 dhe që hyri në fuqi në 2019, nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë. Këto dy rritje janë të barabarta me rritjen që pritet të ndodh këtë vit, prej 4 mijë lekësh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?