Rritja e pagës minimale, Nasto në Report Tv: Qeveria të ndihmojë financiarisht biznesin e vogël! Rrezikon të shkurtohet fuqia punëtore

9 Prill 2023, 17:34| Përditesimi: 9 Prill 2023, 22:09

  • Share

Bizneset e vogla duhet të ndihmohen financiarisht nga qeveria për rritjen e pagës minimale. Kështu deklaroi i ftuar në Report Tv, Albert Nasto kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, i cili u shpreh se ka gjasa që të shkurtohet fuqia punëtore, pasi bizneset e vogla nuk do të mund t’i paguajnë dot.

‘Rritja duhet të kishte ndodhur nga vetë biznesi. Kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë dhe para se do të ndodhet kjo duhet të kishte një klimë shumë të mirë për bizneset. Biznesi i vogël është i pandihmuar nga qeveria. Për ne është e pamenduar për gjendjen aktuale. Duhet të ketë një kompensim prej 2 vitesh. Të ketë një ndihmë nga ana e qeverisë. Nëse nuk gjehet mënyra për të ndihmuar biznesin e vogël, pasi ka një rritje shumë të madhe të sigurimeve shoqërore. Do të ketë gjëra pozitive, por do të ketë negative, pasi  mund të shkurtohet fuqi punëtore pasi nuk e i paguajmë dot. Kontributi që do të pagjumë rëndon shumë biznesin e vogël.’- tha Nasto.

Sipas Nastos, qeveria duhet të luftojë informalitetin e të mos ndërmerrte këtë hap tani.

‘Qeveria duhet të luftonte informalitetin, ta minimizonte. Kemi rritje të çmimit të karburantit e të energjisë e të lëndëve të para. Jemi një vend që importojmë dhe jemi të varur nga lënda e parë. Qeveria do ishte mirë që mos ta ndërmerrte këtë hap tani. Duhet të ketë një program të qartë. Janë të domosdoshme, por edhe të dëmshme. Për ne rritja e pagës e dëmton biznesin e vogël. Kjo do sjellë efekte negative, por do të rrisë edhe evazionin. Shumë biznese nuk paguajnë ashtu siç duhet punonjësit. Qeveria duhet të mbështesë financiarisht biznesin e vogël që ta kaloj sa më lehtë.’- u shpreh Nasto.

Qeveria ka gati projektligjin për rritjen e pagave të sektorit publik dhe pritet që të kalojë në Kuvend për miratim. Kreu i qeverisë Edi Rama tha se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës. Ndërkohë që pak javë më parë u vendos që paga minimale të jetë 40 mijë lekë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?