Rritja e rasteve me Covid, mjeku Simaku: Vala mund të zgjasë 4 javë, mbizotërues është nënvarianti i Omicron! Të shtruarit në spital nuk janë të vaksinuar

30 Qershor 2022, 14:34| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 19:36

  • Share

Rritja e numrit të infektimeve me Covid-19 është vënë re ditët e fundit në vendin tonë ndërsa mjeku epidemiolog Artan Simaku thotë se po qarkullon një valë e re, nënvariant i Omicron.

Ndonëse ishim mësuar që në muajt e verës të ishin më të ulëta rastet, Simaku tha në "Sot Live në Shqipëri" nga Andi Kapxhiu thekson se pandemia nuk ka mbaruar dhe vala e verës mund të zgjasë rreth 4 javë dhe mbizotërues është një nënvariant i Omicron.

"Rritja e numrit të rasteve nuk po ndodh në Shqipëri. Flasim për një valë të stinës së verës, e cila parashikohet të zgjasë rreth 4 javë. Rëndësi ka të kemi sa më pak pacientë të shtruar në spital dhe asnjë pacient të mos përfundojë në vdekje. Mbizotërues është nënvarianti i BA2", tha Simaku.

Ka edhe rritje të të shtruarve në spital. Nga 8-9 që ishin para disa ditësh, numri ka shkuar në 20 ndërsa mjeku thekson se të shtruarit janë të pavaksinuar. Për këtë arsye bën apelin që personat me risk që kanë bërë 2 dozat e vaksinës, të bëjnë dhe të tretën.

"Të shtruarit në spital janë të pavaksinuar me asnjë dozë, janë mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje shoqëruese. Këta janë grupi më me risk. Është i rëndësishëm theksi mbi vaksinimin e grupeve të popullatës, pra mosha mbi 60 vjec dhe persona që kanë sëmundje shoqëruese pasi përfundojnë në spital në forma të rënda apo shkojnë në raste fatale. Të gjithë personat me risk që kanë bërë 2 dozat, duhet të bëjnë dhe të tretën", tha mjeku Simaku.

Ndër të tjera theksoi respektimin e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19 si distancimi fizik dhe mbajtja e maskës. Aktualisht janë 2,528 raste aktive në vendin tonë ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?