Kosova & Rajoni

Rritja e rasteve me COVID-19, Mali i Zi shton masat kufizuese

23 Korrik 2021, 16:52| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 16:57

  • Share

Pas një rritje të rasteve të reja me COVID-19, Mal i Zi, nisur nga sot deri më 2 gusht ka ndaluar punën e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambiente të hapura, ashtu edhe të mbyllura.

Mali i Zi ka ndaluar po ashtu edhe mbajtjen e festave dhe festivaleve të muzikës si dhe çdo tubim masiv në ambiente të mbyllura.

Ndërkohë që qëndrimi në hotele do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ për koronavirusin (PCR), konfirmim se janë vaksinuar me së paku dozën e parë të vaksinës ose dëshmi se janë shëruar nga koronavirusi, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Igor Galliç.

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi tha se masat janë ashpërsuar për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare.

Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi janë 480 raste aktive me koronavirus , 136 prej tyre në qytetin e Budvës. Turistëve të huaj u lejohet hyrja në Mal të Zi pa test PCR ose certifikatë vaksinimi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?