Një apel për rritje të kujdesit në një kohë kur vijojmë të përballemi me numër të lartë të të infektuarve, vjen edhe nga Partia Demokratike, por kjo e fundit nuk kursen as akuzat ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Nëpërmjet ish deputetit Bardh Spahia, selia blu ngre shqetësimin e mungesës së tamponëve në spitale. Sipas Spahisë, në spitalin e Shkodrës nuk janë kryer testimet edhe pse pacientët kanë shfaqur shenja të qarta klinike.
“Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike.” shkruan Spahia në rrjetet sociale.
Ish deputeti i Partisë Demokratike i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë edhe të shtojë përpjekjet për këputjen e zinxhirit të infektimit në qendrat spitalore.
Lidheni ket njeri.Ky eshte gomar e budalla klasik, nder me te medhejt qe ka ka Shkodra e qe e kan perfaqesu Shkodren ne 100vjet parlamentarizem.Kontrollojeni mire at njeri,ai nuk flet por PLLET.Si eshte e mundur qe nje budalla si ky ka qene e pretendon te zgjidhet si perfaqesues i Shkodres ne parlament.Parlamenti duhet te jete apo te perbahet nga parlamentar te ditur,intelektual e me integritet personal e jo idiot,budallej apo gomer.Zot shpetoje Shqiperin nga ky hajvan me shoke shume
PërgjigjuMire e ke or ti shoq, ma mire keta qe jane ne pushtet qe e perfaqesojne shkodren si Harusha e malleve, tung