Foto ilustruese

Rritja e rasteve me COVID-19 rikthen mbajtjen e maskave në disa spitale në SHBA

4 Janar, 22:59| Përditesimi: 4 Janar, 23:02

  • Share

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin për mbajtjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Objektet e kujdesit shëndetësor në Nju Jork, Kaliforni, Illinois dhe Masaçusets e e kanë bërë t detyrueshme bartjen e maskave për pacientët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Komisionari për Shëndet i qytetit të Nju Jorkut, Dr. Ashëin Vasan i tha ËABC TV-së të mërkurën se bartja e detyrueshme e maskave ka rifilluar në të 11 spitalet publike të qytetit, 30 qendra shëndetësore dhe pesë objekte të kujdesit afatgjatë.

"Ajo që nuk duam është mungesa e personelit, apo jo? Kur pamë valën e Omicron-it më 2022, problemet më të mëdha nuk ishin vetëm njerëzit që sëmureshin, por që kishim shumë punonjës shëndetësorë të vijës së parë, ata ishin jashtë me COVID-19", tha Vasan për ËABC-në.

Të dhënat më të fundit javore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) treguan se kishte mbi 29.000 hospitalizime nga COVID-i në të gjithë SHBA-në nga 17 deri më 23 dhjetor, ose 16 për qind më shumë në krahasim me javën paraprake.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?