Rritja e shifrave të infektimeve me COVID-19 dhe numrit të viktimave në 24 orë ka intensifikuar monitorimin dhe kontrollet e kryera nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për mbajtjen e maskave dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm sot në qytetin e Tiranës jan zhvilluar 1013 monitorime, 832 individë dhe 181 subjekte të këshilluar dhe monitoruar për vendosjen e maskës dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndërsa që nga fillimi i 2021 janë kryer gjithsej 76 928 inspektime dhe monitorime në subjekte të ndryshme dhe janë këshilluar 55 896 individë. Gjithashtu është vendosur 1 gjobë dhe janë mbyllur 33 aktivitete të cilët janë konstatuar në shkelje të ligjit.