Temperaturat e larta dhe moti i kthjellët me diell, kanë sjellë fluks të shtuar vizitorësh në Durrës ditën e sotme.
Qytetarët i janë drejtuar bregut të detit për të shëtitur, duke shijuar kohën e bukur, pas ditëve të gjata me mot të keq dhe me reshje të dendura. Janë të moshuar, të rinj, çifte me fëmijë që po i gëzohen diellit pranveror të këtij fillim shkurti.
Qytetarët thonë se do t'i shfrytëzojnë sa të munden ditë të tilla me diell në breg të detit.
"Po e shfrytëzojmë. Banoj në Tiranë. Kam 3 muaj këtu prej koronës. Me ilaçe. Shikoj, menjëherë sapo u ofruat ju vendosa maskën. Unë edhe kur është vrejntur dal ditë përditë", tha një qytetar.
"Ditë e bukur. Unë jam familje sportisti dhe më takon të dal", tha një tjetër
"Jam nga Durrësi. Shpesh vijmë. Sa fillon koha duke u ngrohur dal. Dielli është Kundra COVID-it.'- tha një qytetar tjetër.
Mes pushuesve të fundjavës ishin dhe vëllezërit muzikantë Tod, Kevin, Bllake dhe Kobi Dhima me origjinë shqiptare, por që jetojnë në Australi.
"Po shijojmë diellin. Mot i bukur. Është shkurt dhe duket si verë. Jemi nga Australia dhe jemi prej gjashtë muajsh në Durrës. Jemi vëllezër. Jemi muzikantë. Kemi shtëpi këtu", thanë vëllezërit.
Pjesa më e madhe e tyre respekton masat Anti-Covid duke mbajtur maska si dhe duke ruajtur distancën.
DURRESI shkatarruar fare ,,dhe te ndertohet nga e para ,,,c'fare i ka bere ai dako dhe te tjeret para tij durresit ,,nuk e kane bere as turku ne 500 vjet...
Përgjigju