Rritja e turizmit, netëqëndrimi i turistëve dyfishohet në prill; rreth 11% e të huajve rrinë në hotele

20 Qershor 2023, 07:34| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 07:36

  • Share

Ecuria e mirë e turizmit këtë vit po reflektohet dhe në rritjen e netëqëndrimeve të pushuesve të huaj.

Të dhënat e INSTAT për srukturat akomoduese bënë të ditur se në muajin prill numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 55,6%, në krahasim me Prill 2022. Rritja më e lartë ka qenë tek të huajt me 85.6% dhe e rezidentëve me 26,5%;

Edhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 81,0 %, në krahasim me Prill 2022, ku zgjerimin më të lartë e ka shënuar numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident me 94,9%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 62,6%;

Gjatë muajit Prill 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 55,6%, krahasuar me Prill 2022.

Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 88,7%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 88,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 80,1%.

Në muajin Prill 2023, numri më i lartë i vizitorëve, sipas INSTAT rezulton:

– sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (56,5%);

-sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (58,7%);

– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,7%).

Gjatë muajit Prill 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 81,0%, në krahasim me muajin Prill 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2,1 herë.

Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 88,8%.

Rritet shfrytëzimi i dhomave, por 10% e turistëve rrinë në hotele

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 13,5%, kundrejt 10,2% që ishte në muajin Prill 2022.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16,8%, kundrejt 9,4% që ishte në muajin Prill 2022.

Gjithsej u shënuan rreth 68 mijë netëqëndrime në strukturat akomoduese sipas INSTAT.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se në prill hyjnë në vend gjithsej rretj 614 mijë shtetas të huaj. Nga të dhënat rezulton se rreth 11% e turistëve rrinë në hotele të paktën një natë./ Monitor

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?