Rritja e veprave penale me autor të mitur ka vënë në lëvizje institucionet ligjzbatuese në Lezhë. Ata u bën pjesë e një tryeze të përbashkët diskutimit ku i nënshkrua dhe një marrëveshje “Për koordinimin e veprimtarisë për Drejtësinë Miqësore ndaj fëmijës në nivel vendor” midis institucioneve përgjegjëse dhe pjesëmarrëse në administrimin e Drejtësisë Penale për të Mitur në Rrethin Gjyqësor Lezhë”
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ngriti shqetësimin e sjelljes problematike të të miturve dhe nevojën për ndërhyrje, për të parandaluar veprat penale qe ata mund të kryejnë.
Kodi i ri penal për të miturit ka ndryshuar sjelljen e institucioneve ligjzbatuese ndaj tyre, u shprehen zv.ministrisi i drejtësisë Klajd Karameta dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës Erjon Shehaj.
Kjo iniciative bashkëveprimi mes institucioneve për ligjzbatuese për çështjet e të miturve, u iniciua nga programi i UNICEF ne Shqipëri.