Infermierja Lindita Alimi, 28 vjeç

Kosova & Rajoni

Rritje drastike e rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, humb betejën me virusin infermierja 28-vjeçare nga Kercova

14 Gusht 2021, 10:18| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 10:20

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Teksa varianti delta i COVID-19 ka “pushtuar” rajonin, Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të prekura të tij.

Një lajm i trishtë është bërë me dije nga Shoqata e Infermierëve, pasi në moshë fare të re, një prej tyre, 28-vjeçarja Lindita Alimi nga Kerćova e Maqedonia e Veriut nuk mundi të fitonte betejën me armikun e padukshëm, me pasoja të dukshme, COVID-19.

Përmes rrjetit social Facebook, Shoqata e Infermierëve në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime familjarëve të vajzës së re, Linditës.

Muajin e fundit është konstatuar një rritje e vazhdueshme e rasteve pozitive me COVID-19 dhe kjo pasi varianti delta është bërë tepër agresiv.

Vetëm ditën e djeshme në vend 6.770 testime të realizuara rezultuan me koronavirus 672 persona.

Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 160.571, ndërkohë që ai i viktimave është 5.532 në të gjithë që nga fillimi i pandemisë.

Duke filluar nga 16 gushti në Maqedoninë e Veriut, do të hyjnë në fuqi masat kufizuese për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, masa këto që mund të bëjnë që shumë qytetarë të humbin vendin e punës në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë shumë biznese private po paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të mos përhapet edhe më tepër COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?